CAKAJ: KEMI PROCEDUAR KËRKESËN PËR HAPJEN E KONZULATËS NË LUGINË

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikën e Shqipërisë, Gent Cakaj, ka filluar zyrtarisht vizitën në Luginën e Preshevës.


Agjenda e vizitës së Ministrit Cakaj ka filluar me takimet me përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Luginë, të cilat kanë pranuar të formojnë listen  zgjedhore “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”, takime të cilat u realizuan në një prej restoraneve të Preshevës.

Pas takimeve me përfaqësuesit e secilës parti politike, Cakaj ka takuar bashkarisht të gjithë kryetarët e partive politike shqiptare të Luginës, pas të cilit i janë adresuar mediave.

Përveç fjalimit në lidhje me listën e përbashkët shqiptare për zgjedhjet parlamentare të Serbisë, që priten të mbahen më 21 qershor, Cakaj ka përsëritur lajmin se Republika e Shqipërisë ka proceduar kërkesën për hapjen e një konzulate në Luginën e Preshevës.

“Republika e Shqipërisë është e interesuar të hapë një konsulatë të përgjithshme në Luginën e Preshevës, dhe për këtë ka parashtruar kërkesën në institucionet kompetente të Serbisë” ka thënë Cakaj në konferencën për media pas takimeve me përfaqësuesit partiak të Luginës së Preshevës.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Rubin në hagë rrëfen rolin e tij në marrëveshjen për Luginën e Preshevës, kohë që lidhet me UÇPMB-në

PreshevaPRESS

Aksion për kontrolle të shtuara trafiku nga 16 deri më 22 shtator 

PreshevaPRESS

Dokument / Ftohet seanca e IV-të e Kuvendit të Komunës së Preshevës

PreshevaPRESS