Bujanoci përfiton grant prej 13.4 milionë dinarësh për projekte të efikasitetit energjetik

Komuna e Bujanocit ka siguruar një grant prej 13.400.000 dinarësh nga Ministria e Energjisë dhe Minierave, në kuadër të programit kombëtar për efikasitet energjetik dhe energji të pastër. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Arber Pajaziti.


Ky financim është pjesë e një projekti shtetëror që synon të përmirësojë kushtet e banimit për qytetarët, përmes subvencionimit të masave për kursimin e energjisë në shtëpi dhe banesa. Programi do të mundësojë përkrahje financiare për familjet që dëshirojnë të investojnë në izolim termik, dritare efikase, ngrohje të përmirësuar dhe masa të tjera që reduktojnë shpenzimin e energjisë.

Kryetari Pajaziti tha se Komuna e Bujanocit do të dalë shumë shpejt me njoftime konkrete mbi mënyrën e aplikimit dhe kriteret që duhet të plotësojnë qytetarët për të përfituar nga ky grant.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së jetesës dhe uljes së faturave energjetike për qytetarët tanë. Do të sigurohemi që procesi të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës,” është shprehur Pajaziti.

Detajet mbi aplikimin dhe fazat e zbatimit të projektit pritet të publikohen në ditët në vijim nga organet komunale kompetente.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Gjykata e Strasburgut regjistron padinë kundër Serbisë për pasivizimin e adresave në Luginë

PreshevaPRESS

Pajaziti: Përfundojnë punimet për rregullimin e tualeteve në administratën komunale

PreshevaPRESS

Presheva vazhdon të kryesojë listën e qyteteve me pagën më të ulët në Serbi

PreshevaPRESS