Bota do t’i ketë 8 miliardë njerëz, Mujko-Nimani: Moment historik

Sot, popullsia e botës parashikohet të arrijë në 8 miliardë njerëz, një moment historik në zhvillimin njerëzor.


Visare Mujko-Nimani, Udhëheqëse e Zyrës së UNFPA, në Kosovë, ka folur në lidhje më këtë, duke thënë se ky është një moment historik.

Mujko-Nimani theksoi se kjo rritje në të njëjtën kohë mund me qenë edhe sfiduese për gjithë shtetet e botës, njofton Klankosova.tv.

“Ky është një moment historik, ku bota po shënon tetë miliardë banorë, në të njëjtën kohë mund me qenë edhe sfiduese për gjithë popullsinë por edhe gjithë shtetet e mbarë botës, se në çfarë drejtimi po shkon popullsia e botës”, ka thënë Mujko-Nimani.

“Rritja prej tetë miliardë banorë, nuk duhet të shihet si sfidë, por si mundësi, dhe këto ndryshime demografike që po ndodhin në gjithë botën, duhet të shihen nga një anë pozitive”.

“Natyrisht këto ndryshime demografike, shtetet i shohin në mënyrë të ndryshme, qoftë si brengë, nëse kemi rritje të madhe të popullsisë, sa do të ballafaqohen me varfëri, me mungesë të ushqimeve, dhe aspekte të tjera të zhvillimit ekonomik”. 

ARTIKUJT E NGJASHËM

Oxford shpallet sërish universiteti më i mirë, institucionet evropiane në rënie

PreshevaPRESS

E diela me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

PreshevaPRESS

Këta janë fituesit e çmimit Nobel në Mjekësi

PreshevaPRESS