Bilanci i koronavirusit në botë – mbi 8 milionë të infektuar

Numri i të prekurve nga koronavirusi në mbarë botën ka shkuar në mbi 8 milionë, teksa numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me gjithsej 2 milionë deri më tani.


Pas SHBA-së radhitet Brazili (867.882), Rusia (537.210), India (332.783), Britania (295.889), Spanja (291.008), Italia (236.989), Peruja (229.736), Gjermania (187.671) dhe Irani (187.427).

Ndërsa, vendet e tjera me mbi 50 mijë të infektuar janë Kili (174.293), Franca (157.220), Meksika (146.837), Pakistani (144.478), Arabia Saudite (127.541), Kanadaja (98.787), Bangladeshi (87.520), Kina (83.181), Katari (79.602), Afrika e Jugut (70.038), Belgjika (60.029), Bjellorusia (53.973), Suedia (51.614) dhe Kolumbia (50.939).

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani kanë humbur jetën 435.849 persona. Ndërkaq, mbi 4,1 milionë njerëz janë shëruar nga virusi.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Analiza nga REL: Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?

PreshevaPRESS

SHBA mbyll qiellin për dronët, ndalon me ligj importin dhe përdorimin e tyre përfshirë edhe modelet e reja të DJI

PreshevaPRESS

Posta kryesore e Cyrihut së shpejti “do të flasë” edhe shqip

PreshevaPRESS