BE-ja bën thirrje për armëpushim në Afganistan

Zyrtarët e Bashkimit Evropian bënë thirrje të dielën që në Afganistan të arrihet një marrëveshje armëpushimi, duke thënë se ndërprerja e negociatave mes Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve paraqet një mundësi të re për armëpushim.


Roland Kobia, i dërguari special i Bashkimit Evropian në Afganistan, tha se dështimi i negociatave me talibanët paraqet një gjasë për arritjen e një armëpushimi që do të sillte një ndryshim të konsiderueshëm në Afganistan dhe do t’i bindte Shtetet e Bashkuara që të kthehen në negociata.

“Është momenti i duhur dhe mundësia e duhur që të shkohet përtej një zvogëlimi të thjeshtë të dhunës dhe të kërkohen rrugë të reja që do ta sillnin një armëpushim”, tha diplomati Kobia para gazetarëve në Kabul.

“Ideja është që të shohim se si mund ta çojmë përpara opsionin e armëpushimit tani e jo ta lëmë për më vonë. Sot e kemi këtë mundësi”, shtoi i dërguari i Evropës në vendin e rrënuar nga lufta.

Në anën tjetër, talibanët e kanë përjashtuar mundësinë e armëpushimit të menjëhershëm, por në të kaluarën është dëshmuar se arritja e marrëveshjes me këtë grup nuk është e pamundur. Vitin e kaluar, talibanët e pranuan dhe e respektuan një pushim treditor, shkruan “France24”.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

PreshevaPRESS

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

PreshevaPRESS

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif

PreshevaPRESS