Bashkësia Islame e Kosovës synon të blejë pronë në Preshevë

Bashkësia Islame e Kosovës po synon të blejë një pronë në Luginë të Preshevës.


Për të arritur këtë synim BIK po kërkon ndihmën e të gjithë vullnetmirëve, pasi investimi kap vlerën e rreth gjysmë milioni euro. Nga Bashkësia Islame në Preshevë kanë dhënë detaje rreth kësaj nisme.

Për herë të parë, institucionet fetare të Republikës së Kosovës do të kenë një objekt në pronësi të tyre në Luginë të Preshevës. Bashkësia Islame e Kosovës po synon që të bleje sipërfaqen e cila i ka 350 metra katrorë. E për të arritur këtë qëllim, BIK-u po kërkon ndihmën edhe nga qytetarët vullnetmirë.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, përmes kësaj Qarkoreje bën thirrje që ditën e xhuma (datë 31 maj 2024), në të gjitha xhamitë e Kosovës të organizohet aksion për tubimin e mjeteve financiare për blerjen e një objekti me sipërfaqe 350 m2, që do të shfrytëzohet vakëf nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë. Blerja dhe mobilimi i objektit të destinuar për vakëf, arrin vlerën e 420 mijë eurove”, thuhet nga BIK.

Më shumë detaje rreth saj ka treguar kryetari i Bashkësisë Islame në Preshevë, Nexhmedin Ademi.

Madje Ademi ka treguar se si pritet të finalizohet ky projekt i cili pritet të ketë disa departamente.

Ai thotë se të gjithë ata që duan të kontribuojnë mund të shkojnë në secilën xhami këtë të premte për të dhuruar aq sa kanë mundësi.

Përveç këtij objekti, në katin përdhese në këtë ndërtesë ka edhe një objekt prej 180 metra katrorë, të cilin e ka dhuruar një qytetar për aktivitetet e Bashkësisë Islame të komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Aktualisht, Bashkësia Islame vepron në një objekt me qira në qytetin e Preshevës.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Lutfiu paralajmëron protestë gjithëpopullore në Luginë

PreshevaPRESS

Drejtuesit e Frontit për Ndryshim takohen me Ambasadorin e OSBE-së

PreshevaPRESS

Pajaziti në takim te kryeministri Kurti

PreshevaPRESS