Avni Hafuzi emërohet Nënkryetar Nderi i Ligës Ndërkombëtare të Paqebërësve

Një tjetër vlerësim ndërkombëtar për një personalitet nga Lugina e Preshevës.


Preshevari Avni Hafuzi, Konsull Nderi i Shqipërisë, është emëruar Nënkryetar Nderi i Ligës Ndërkombëtare të Paqebërësve (International Peacemakers League).

Emërimi është bërë me kërkesë të Presidentit të kësaj organizate, Dániel Szurasenkó, ndërsa lajmi është publikuar në faqen zyrtare të Ligës në rrjetin social Facebook. Në njoftim theksohet respekti për kontributin e Avni Hafuzit në ndërtimin dhe forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-hungareze, si dhe angazhimi i tij i vazhdueshëm në fushën e sportit dhe kulturës.

Foto: Nehézy László

Avni Hafuzi, i lindur në Preshevë, është vlerësuar ndër vite me çmime dhe mirënjohje të shumta për veprimtarinë e tij në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, duke u shndërruar në një emër të njohur në promovimin e bashkëpunimit, dialogut dhe paqes mes popujve.

Ky emërim përbën jo vetëm një vlerësim personal për Avni Hafuzin, por edhe një moment krenarie për Preshevën dhe gjithë Luginën e Preshevës.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Presheva, një qytet nga ku është e pamundur të udhëtosh me transport publik

PreshevaPRESS

Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë

PreshevaPRESS

Ligji për të huajt dhe automjetet në Kosovë / Hapet Zyra për lehtësimin e procedurave për qytetarët e Luginës

PreshevaPRESS