ARIFI PAS MARRJES SË DETYRËS FILLON ME AKUZA PËR PUSHTETIN E KALUAR

Kryetari i PD-së, Nagip Arifi, sot ka marrë zyrtarisht detyrën e kryetarit të komunës së Bujanocit i votuar nga shumica e këshilltarëve shqiptar në seancën e parë të kuvendit komunal më 22 qershor.


Ai në konferencën për media tha  se ishte një akt solemn i pranim-dorëzimit të detyrës nga ish kryetari i komunës, Shaip Kamberi dhe ka marrë dokumentin për gjendjen financiare që sipas tij është katastrofale.

Kryetari Arifi pranoi ekstraktin financiar ditor me vlerë prej 6.588.509,45 din, ku nga to rreth 4 milion dinarë të Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale të dedikuara për asistencë sociale, derisa borxhi total me datë të sodit kap vlerën prej 4.554.514 dinarëve.

 “Që nga viti 2002 kur kanë ardhur shqiptarët në pushtet gjendja e komunës është për tu vajtuar dhe vetëm sot komuna është në bllokadë 4.554 mijë dinarë”, theksoi Arifi, shkruan Titulli.com.

Ai tha se punëtorët e administratës komunale që nga nesër do të duhet të fillojnë punën nga ora 7 e mëngjesit dhe se bashkëpunim me shefin e administratës do të punojnë në përmirësimin e gjendjes.

“Dita e parë, mandati i katërt, kryetar i zgjedhur nga 25 këshilltarë që përfaqësojnë rreth 13.000 votues shqiptarë”, shkroi Arifi në profilin e tij në facebook menjëherë pas marrjes së detyrës në zyrën e kryetarit.

Nagip Arifi është zgjedhur kryetar i komunës së Bujanocit me një koalicion të partive politike shqiptare PD-PVD-LPD dhe APN të cilët në zgjedhjet lokale më 21 qershor fituan së bashku 25 këshilltarë në kuvendin komunal prej 41 sa ka gjithsejtë./Titulli.com

ARTIKUJT E NGJASHËM

Mustafi – Pajazitit: Do të përfundosh si patroni yt në Preshevë

PreshevaPRESS

Arbër Pajaziti i quan “profiter politik” nënshkruesit e marrëveshjes së KKSH-së

PreshevaPRESS

Akuza dhe kundërakuza mes Mustafës dhe Arifit për raportet me Beogradin

PreshevaPRESS