Arifi ndan buxhet për nxënësit më të mirë të shkollave fillore e të mesme të Bujanocit

Kryetari i komunës, Nagip Arifi ka pritur dhe ka ndarë nga 25 mijë dinarë për nxënësit më të mirë të gjeneratave të shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Bujanocit.


“Duke i uruar ata për suksesin e arritur gjatë shkollimit të tyre dhe drejtorët e tyre për kujdesin që nxënësit të arrijnë sa më shumë rezultate, i ndava mirënjohje dhe i shpërblyem në formë financiare prej 25.000 dinarëve për secilin nxënës të dalluar”, ka shkruar Arifi.

Ai theksoi se kjo është vetëm një vazhdimësi e asaj që komuna jonë po bënë për t’i motivuar nxënësit tanë që të vazhdojnë me mësimnxënie edhe në të ardhmen./Titulli.com

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS