Arifi i bën thirrje Kurtit të ndërhyjë: Në kuadër të humanizmit u vodhën paratë e Luginës

Foto: facebook.com

Kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se në fondin e shpërndarjes së parave nga Kosova për komunën e Preshevës ka pasur keqpërdorime dhe se paratë janë ndarë në mënyrë të pabarabartë.


Ai deklaroi se sot e ka dorëzuar edhe kallëzimin penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, ku theksoi se bëhet fjalë për hajni në ndarje të fondeve, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Arifi tha se, nën petkun e humanizmit ndaj Luginës, është bërë hajni me rreth 1.3 milionë euro.

“Shpërndarja e këtyre parave është bërë në një strukturë të ngushtë. Ai rrethi i njerëzve që kanë punuar me vite bashkë, e kanë bërë edhe implementimin e parave”, tha ai në Klan Kosova.

Tutje, Arifi i kërkoi Kurtit që të ndërhyjë, pasi tha se nëse nuk e bën, atëherë edhe ai bëhet pjesë e kësaj hajnie.

“Unë pres që ai person që Kosovën e ka mbajtur në stres me vite, që e ka emrin Albin Kurti, i cili e ka cilësuar veten kundër hajnisë, si skifter, kundër korrupsionit, kundër, kundër, kundër… ai të nxjerrë konsekuencë në qeverinë e tij, t’ia kërkojë dorëheqjen këshilltarit të tij, ambasadorit të tij, aty ku e ka mundësinë ai të ndërhyjë. E nëse nuk ndërhyn, për mua edhe ai është pjesë e hajnisë, sepse heshtja para çdo hajnie është pjesëmarrje”, deklaroi Arifi.

ARTIKUJT E NGJASHËM

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

PreshevaPRESS

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

PreshevaPRESS

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

PreshevaPRESS