ARDITA SINANI NË PËRKRAHJE TË MARSHIT PËR VIKTTIMINAT E DHUNËS SEKSUALE

Sot para konsullatës së Serbisë në New York mbahet një marsh madhështor, organizim ky që bëhet në mbështetje të viktimave të dhunës, dhe kundër krimeve të Serbisë në Kosovë, Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë.


Ky marsh ka për qëllim të kërkojë drejtësi për krimet e luftës nga ana e serbëve, të cilat kanë mbetur të pandëshkuara, sidomos kur është fjala për dhunën seksuale gjatë luftërave në territorin e ish Jugosllavisë.

Por përkrah marshit para konsullatës së Serbisë në NY, ata që nuk mundë të shkojnë në New York e kanë pasur mundësinë të përkrahin këtë iniciativë duke postuar një foto të tyre me mbishkrimin #rallyforherjustice e që ka të bëjë kryesisht me viktimat që janë gra.

Këtë lloj të protestës e ka përkrahur edhe kryetarja e degës së PVD-së në Preshevë Ardita Sinani me ç’rast një ditë para protestës ka publikuar një foto të saj në përkrahje të këtij marshi dhe kësaj proteste.

https://fb.com/ardita.sinani/posts/2846159542070567

ARTIKUJT E NGJASHËM

Presheva, një qytet nga ku është e pamundur të udhëtosh me transport publik

PreshevaPRESS

Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë

PreshevaPRESS

Ligji për të huajt dhe automjetet në Kosovë / Hapet Zyra për lehtësimin e procedurave për qytetarët e Luginës

PreshevaPRESS