Anulohet premiera e tregimeve popullore në Bujanoc, Veseli e Ismaili gjatë ditës me konferencë për media

Gjatë mbrëmjes të ditës së premte, drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili, dhe producenti i tregimeve popullore “Heshtja Vret” dhe “I pabesi” Gani Veseli, janë ftuar për intervistim nga organet e Policisë lokale në Bujanoc, repspektivisht, Ismaili është arrestuar në shtëpinë e tij, derisa Veseli është urdhëruar të paraqitet në Stacionin Policor në Bujanoc.


Gjatë orëve të mbrëmjes së ditës së djeshme, organet e Policisë së Bujanocit, kanë shkuar në shtëpinë e drejtorit të Shtëpisë së Kulturës “Vuk Karaxhiq” në Bujanoc, Jetmir Ismailin, të cilin e kanë shoqëruar në Stacionin Policor të Bujanocit, për intervistim rreth premierës së tregimeve popullore që do të duhej të mbahej sot në institucionin që ai drejton.

Në të njejtën kohë, producenti i produksionit “Colesseum Production”, njëherit aktor në Teatrin e Qytetit të Preshevës, Gani Veseli, është telefonuar dhe urdhëruar të paraqitet në Stacionin Policor të Bujanocit, për të njëjtën arsye, ose në të kundërtën do të arrestohet.

Ismaili dhe Veseli nga Stacioni Policor i Bujanocit janë liruar  para orës 23:45, derisa për detajet e shoqërimit të tyre në poloci dhe intervistimit do të e informojnë publikun e gjërë përmes një konference për media të paralajmëruar për sot,  ka shkruar vetë aktori, Gani Veseli.

“Jemi mir me drejtorin e Sh.K.te Bujanocit jemi liuar nga organet e Policis ne Bujanoc falemderit nga mesazhet e pa numerta , per cdo info neser do te japim njoftim permes konfereces, filmat nuk do te mbahen deri me nje koh te pacaktuar” ka shkruar Veseli në llogarinë e tij në facebook.

Por çka ndodhi dhe si erdhi deri këtu

Për shkak të kundërshtimeve politike mes aktorit të Teatrit të Qytetit të Preshevës, Gani Veseli, njëherit producent i tregimeve popullore “Heshtja Vret” dhe ” I pabesi”, me udhëheqëjen politike të institucioneve lokale në Preshevë, ai është detyruar që premierën e këtyre dy projekteve kinematografike të e realizojë në Bujanoc.

PreshevaPRESS më 4 qershor ka raportuar për vendimin e Shtëpisë së Kulturës në Preshevë, përmes të cilit, institucioni i vetëm kulturor ka vendosur të i mbyllë dyert për aktivitetet e projekteve të përkrahura financiarisht përmes Fondit të Qeverisë së Kosovës për Luginën, fond i përfolur shumë për keqmenaxhim dhe keqpërdorim nga ana e udhëheqësisë së Partisë për Veprim Demokratik.

Lajmin për një vendim të tillë e ka publikuar aktori i Teatrit të Preshevës, Gani Veseli, i cili është detyruar që premierën e tregimeve popullore të e zhvendosë në Shtëpinë e Kulturës “Vuk Karaxhiq” në Bujanoc. Përkundër publikimit të lajmit nga producenti Veseli dhe raportimit të tij në media, asnjëri nga udhëheqësit politik nuk e panë të arsyeshme të reagojnë në lidhje me këtë vendim të Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, e as këshilltarja e kryeministrit Kurti për Luginë, Ardita Sinani.

Edhe pse askush nga politikanët nuk reagoi disa ditë më parë, ata u kujdesën që kësaj here të tregohen të guximshëm dhe të reagojnë kundër ndalimit të drejtorit të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili, dhe producentit të tregimeve popullore, Gani Veseli.

Reagimet e lidhura me arrestimin e Ismailit dhe intervistimin e Veselit

Blerim Vela – Shef i Stafit në Kabinetin e Presidentes të Republikës së Kosovës / 09.06.2023  në ora: 21:20

Policia e Serbisë arrestoi kreun e Shtëpisë së Kulturës në komunën e Bujanocit, Jetmir Ismaili, një shqiptar vendas për lejimin e shfaqjes teatrale të financuar nga institucionet e Kosovës!

Represioni i egër nga regjimi i Vuçiqit. Z. Ismaili do të lirohet menjëherë nga paraburgimi.


Shqiprim Musliu – kryetar i LPD-së / 09.08.2023 në ora 22:01

DEKLARATË PËR OPINION

Sot policia serbe me urdhër të prokurorit kanë marrë në shtëpinë e tij në Nesalcë drejtorin e Shtëpisë së Kulturës Jetmir Ismailin. Ai për momentin është duke u mbajtur në stacionin policor në Bujanoc.

Sipas familjarëve, ai është marrë në stacionin policor për tu intervistuar rreth shfaqjes së një filmi të metrazhit të shkurtër, i cili është mbështetur nga Qeveria e Kosovës nëpërmjet Këshillit Kombëtar Shqiptarë e që drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc i ka dhënë leje që të bëhet promovimi i tij nesër po në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc.

Ky presion dhe këto metoda ndaj shqiptarëve po dëshmojnë se Serbia nuk e dëshiron paqen dhe të ardhmen në Ballkan. Skenaret me presione të tilla ndaj institucioneve dhe ndaj shqiptarëve janë të papranueshme dhe ftojmë të gjithë faktorët kombëtarë e ndërkombëtar që të dënojnë këtë veprim të policisë serbe sidomos ndaj rasteve të tilla e sidomos ndaj rastit të sotshëm.

Bujanoc, 09.06.2023

Nevzad Lutfiu – kryetar i KKSH-së / 09.08.2023 në ora 22:09:

Sot policia serbe me urdhër të prokurorit kanë marrë në shtëpinë e tij në Nesalcë drejtorin e Shtëpisë së Kulturës Jetmir Ismailin. Ai për momentin është duke u mbajtur në stacionin policor në Bujanoc.
Sipas familjarëve, ai është marrë në stacionin policor për tu intervistuar rreth shfaqjes së një filmi të metrazhit të shkurtër, i cili është mbështetur nga Qeveria e Kosovës nëpërmjet Këshillit Kombëtar Shqiptarë e që drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc i ka dhënë leje që të bëhet promovimi i tij nesër po në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc. 

Ky presion dhe këto metoda ndaj shqiptarëve po dëshmojnë se Serbia nuk e dëshiron paqen dhe të ardhmen në Ballkan. Skenaret me presione të tilla ndaj institucioneve dhe ndaj shqiptarëve janë të papranueshme dhe ftojmë të gjithë faktorët kombëtarë e ndërkombëtar që të dënojnë këtë veprim të policisë serbe sidomos ndaj rasteve të tilla e sidomos ndaj rastit të sotshëm.

Bujanoc, 09.06.2023


Ardita Sinani – këshilltare e Kurtit për Luginën e Preshevës / 09.06.2023 në ora 22:44

Situata gjithnjë ka qenë e qartë për ata që kanë dashur të shohin, por edhe nëse kanë injoruar realitetin, Serbia sërish na e thekson.

Imagjinoni, në shekullin XXI, vitin 2023, në kontinentin e Evropës, policia e Serbisë ka marrë në shtëpinë e tij në Nesalcë drejtorin e Shtëpisë së Kulturës, Jetmir Ismailin dhe producentin e shfaqjes, Gani Veseli.

Më e papranueshme se kjo është vetëm iluzioni i disave që besojnë se Serbia ka ndryshuar. Ajo është po ajo e njëjta që nuk duron asgjë shqiptare.


Ragmi Mustafi, ish kryetari i KKSH-së / 09.06.2023 në ora: 23:11

Drejtori ekzekutiv OJQ “Colosseum, aktori Gani Veseli po mbahet në stacionin policorë në Bujanoc, pasi që paraprakisht ishte ndaluar drejtori i shtëpisë se Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili. Ky i fundit pasi ka lejuar të mbahet premiera e dy filmave nga “Colosseum“, projekte të cilat e kemi mbeshtetur në Këshillin Kombëtar Shqiptar përmes financimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Si duket dikujt po i pengon emetimi dhe suksesi i ketyre filmave.

Fillimisht, Shqiprim Arifit që kishte urdhëruar përmes drejtorit Kujtim Sadriu mos lejimin që kjo premier të mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë.

Tani me trillimet e “N. N. LICA” për të shkaktuar frikë e intimidim përmes policisë.

A ju duket e dyshimtë që për të njëjtat filma Shqiprimi e policia po kane kundershtime?
P. S. avokati iu shkoj për lesh Çipilim në Gjilan iu zbardhen edhe këto pa merak.


Përveç politikanëve, në rrjetet sociale kanë reaguar edhe shumë kolegë të aktorit Gani Veseli dhe bashkëpunëtorë të drejtorit të Shtëpisë së Kulturës “Vuk Karaxhiq” në Bujanoc.

Kolegët e Veselit përmes reagimeve në rrjetet sociale kanë shprehur hutinë e tyre në lidhje me arsynë e ndalimit të Ismailit dhe intervistimit të tij, derisa kanë shpjeguar se tematikat e tregimeve popullore nuk janë patriotike por kanët ë bëjnë me ngjarje të ndodhura vite më parë nëpër Luginë, e që i “I pabesi” i kushtohet bashkëpunëtorëve të shtetit nga komuniteti shqiptar.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Shqiptarët e Luginës marshojnë për “identitet e dinjitet”, kërkojnë kthimin e gjykatës, adresave e integrim

PreshevaPRESS

Sinani e Pajaziti në takim me përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë të Serbisë

PreshevaPRESS

Përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Bujanoc dhe Preshevë

PreshevaPRESS