Anija e SpaceX i bashkohet Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor

Astronautët amerikanë, Doug Hurley dhe Bob Behnken, kanë arritur në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS).

Kapsula e tyre e e anijës hapësinore – e furnizuar dhe operuar nga kompania private SpaceX – arriti t’i bashkojë ata me Stacionin Hapësinor.

Aty pritet të qëndrojnë katër muaj, për t’u kthyer më pas në Tokë.

Hurley dhe Behnken u nisën të shtunën nga Florida e Shteteve të Bashkuara.

Nisje të tilla nga toka amerikane nuk ka pasur prej mbylljes së programit të nisjes së anijeve kozmike në Hapësirë më 2011.

Kompania SpaceX ka hyrë në histori pasi është kompania e parë private që ka dërguar njerëz drejt Hapësirës.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Parashikimi i motit për këtë javë, ja çka thonë të dhënat hidrometeorologjike

PreshevaPRESS

Rritja e çmimit të derivateve të naftës në Serbi, duke filluar nga dje në ora 15:00

PreshevaPRESS

Javë me temperatura pranverore

PreshevaPRESS