AMSTERDAMI RRIT TAKSAT PËR TURISTËT

Bashkia e qytetit të Amsterdamit do të fusë një taksë të re mbi turistët, numri i të cilëve është rritur ndjeshëm në vitet e fundit.


Qyteti holandez kishte më parë një taksë prej 7% për faturat e hoteleve. Por sot, qeveria lokale njoftoi një taksë shtesë sipas të cilës çdo turist në hotel do të paguajë tre euro për natë në të ardhmen.

Amsterdami pret të fitojë nga kjo taksë 100 milionë euro në vit, pjesa më e madhe e të cilave do të shkojnë për të ndihmuar në ruajtjen e godinave historike.

Qyteti holandez, që po vuan në menaxhimin e bumit turistik, planifikon të investojë 289 milionë euro në mirëmbajtjen e urave, kanaleve, parqeve dhe rrugëve në vitet në vijim.

Amsterdami parashikon të presë 30 milionë turistë në vit nga viti 2025.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Tërmet i madh në Tajlandë, ndërtesa mbi 20-katëshe rrëzohet

PreshevaPRESS

Takimi SHBA-Rusi në Riad: Ku është Zelensky?

PreshevaPRESS

Përmbyset avioni në pistë në aeroportin e Torontos, plagosen 15 persona

PreshevaPRESS