ZV.KANCELARI AUSTRIAK PËRJASHTOHET NGA QEVERIA 18 ORË PAS PUBLIKIMIT TË SKANDALIT

Ka dhënë dorëheqje zëvendëskancelari Heinz-Christian Strache, që dje u filmua duke ofruar kontrata qeveritare në këmbim vote.


Më herët Kurz kishte përjashtuar mundësinë e mëtejshme të bashkëpunimit me zëvendëskancalerin austriak dhe kreun e partisë së lirë, FPÖ,  dorëheqja e të cilit ishte e pritshme.

Kujtojmë se, tashmë ish zëvendëskancelari i Austrisë, Heinz-Christian Strache, është filmuar duke ofruar kontrata qeveritare në këmbim të mbështetjes politike. Në videon e filmuar fshehurazi pak para zgjedhjeve në Austri, në vitin 2017, Strache flet me një grua që pretendon të jetë një investitore ruse.

Ndërkaq, publikimi i videos ndodh mes tensioneve të larta brenda koalicionit qeverisës të Austrisë.

Pyetja që shtrohet është nëse kancelari Kurz do të vazhdojë koalicionin me FPÖ apo do të kërkojë zgjedhje të reja. Si pasues i mundshëm konsiderohet kandidati i dikurshëm për president nga FPÖ, Norbert Hofer.

Related posts

Si ndikon në furnizimin me naftë kriza e fundit në Lindjen e Mesme

SHBA-ja del sot zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Analiza nga REL: Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?