Zhdukja e bletëve paraqet rrezik për njerëzimin

‘’Nëse bletët do të zhdukeshin nga faqja e Tokës, njeriut do t’i kishin mbetur vetëm katër vjet për të jetuar.”Megjithëse nuk ka prova,  enciklopedia  gjermane  në të vërtetë e tha këtë; thjesht ekzistenca e idesë ka bërë që shumë të besojnë se është e vërtetë dhe viteve të fundit ka filluar të përhapet një lëvizje e quajtur ‘’shpëto bletët’’.


Numri i bletëve vetëm po bie me shpejtësi, duke rënë 89 përqind midis 2007 dhe 2016.Bletët luajnë një rol jetësor në furnizimin global me ushqime, polenizojnë bimë të tilla si mollë, boronicë, pjepër dhe brokoli) e që ushqejnë 90 përqind të popullsisë në botë.

Pa bletët, fermerët do të kishin probleme për të prodhuar ushqime kryesore si frutat dhe perimet, si dhe pambuku, një tjetër produkt thelbësor që e polenizojnë  bletët. Departamenti i Bujqësisë në SHBA  thanë se bletët duke ndihmuar në prodhimin e ushqimit, këto insekte gjithashtu polenizojnë 80 përqind të bimëve në botë, të cilat do e kenë të vështirë të rriten pa to.

Një koloni e vetme bletësh mund të pllenojë 300 milion lule çdo ditë.Bletët janë në rrezik në të gjithë botën, por dimrin e kaluar rreth 40 përqind e kolonive të bletëve të mjaltit në SH.B.A. janë  zhdukur .Kjo është për një numër të madh arsyesh, por më kryesorja është humbja e habitatit natyror për shkak të bujqësisë dhe urbanizimit.

Ndryshimi i klimës dhe përdorimi i pesticideve dhe plehrave janë faktorë të tjerë të mëdhenj, si dhe merimangat dhe viruset, ndaj të cilave bletët nuk kanë mbrojtje natyrore .Një studim global në Shkurt 2019 zbuloi se të gjithë insektet në planet janë në rënie me 2.5 përqind çdo vit.Nëse kjo vazhdon, Toka mund të mos ketë fare insekte deri në vitin 2119.

Çfarë do të ndodhte nëse nuk do të kishte mbetur më asnjë bletë? Nëse të gjitha bletët do zhdukeshin, nuk do të thoshte zhdukje për njerëzit, por do të shkaktonte vështirësi të përhapura, dhe ndoshta uri. Kjo për shkak se shumë nga ushqimet që konsumojmë rregullisht nuk do të jenë në dispozicion më.

Mjalta ,disa arra dhe fasule gjithashtu do të zhduken përgjithmonë, pasi ato varen aq shumë nga bletët.Boronica dhe qershia do të vuanin pasi ato janë 90 përqind të varura nga pjalmimi i bletëve. Ushqime të tjera si avokadot, mollët, manaferrat, grejpfrut, pjeprat, brokoli, trangujt dhe bizelet gjithashtu do të preken.

Mishi do të ishte i kufizuar pasi lopët mbështeten te bimët e polenizuara si burim ushqimi. Do mund të hanim më shumë peshk, por kjo do të vinte me një çmim më të lartë pasi kërkesa do të ishte aq e lartë. Edhe jeta e egër që mbështetet te bletët, të tilla si zogjtë dhe gjitarët e vegjël, mund të zhdukeshin nëse nuk do të ishin bletët. Pra rëndësia e tyre është aq e madhe sa duhet të ketë kujdes që mos të vie deri te zhdukja totale e tyre.

Related posts

Publikohen çmimet e karburanteve për javën e ardhshme

Si të shmangni humbjen e qasjes në Gmail: Ekspertët e IT-së për rregullat e reja të Google

Edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova fillon së shpejt