Zgjidhet enigma: Pse në varrin e Titos nuk ka yll pesëcepësh

Me dekada pas varrimit të kryetarit të ish Jugosllavisë Josip Broz Tito edhe më tej thuren teori të ndryshme mbi jetën e vdekjen e tij.

Njëra prej këtyre mistereve të pazgjidhura është pse në varrin e tij nuk ka yll pesërrembës, simboli nën të cilin ka luftuar dhe ka udhëhequr me vite.

Shumëkush këtë është përpjekur ta shpjegojë duke thënë se Tito në të vërtetë nuk ka qenë ateist. Në librin “Jeta e çuditshme e Josip Broz Titos” shkrimtari slloven Zarko Petan thotë se Tito para vdekjes ka kërkuar prift në spitalin e Lubjanës në vitin 1980.

Një teori tjetër e ka rrëfyer nipi i tij Josip Josko Broz, e cila ka të bëjë me mënyën e varrimit.

“Sepse gabimisht, me rastin e varrimit, kur është bërë varianti i parë nuk është vënë pllakë por ajo ka qenë prej dy pjesësh dhe kutia është prerë në gjysmë. E pas kësaj nuk ka mundur të vëhet ylli pesëcepësh, sepse do të qëndronte në mes dhe do të dukej shtrembër. Pas kësaj në atë gurin e madh të vënë është harruar krejtësisht kjo”, ka thënë ai, shkruan Jutarnji.hr.

Shpjegimi më i arsyeshëm, megjithatë, duket ai i cili thotë se është më se e sigurt se projektuesi i mauzoleut, inxhinieri Dragomir Gavrilovic, ka qenë i impresionuar me thjeshtësinë e pllakave mbi varre në Angli. Aje ka parë se si madje edhe të madhit ëilliam Shakespeare i është shkruar vetëm viti i lindjes dhe i vdekjes pranë mbiemrit. Kështu edhe Josip Broz Titos i është vënë mbishkrimi në atë stil.

Related posts

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif