Zbulohen mbi dy mijë kocka njerëzish, ishin futur nëpër çanta / Foto

Një ekip kërkimesh hasën në më shumë se 2,000 eshtra njerëzorë që u përkisnin më shumë se 150 njerëzve në Meksikën veriperëndimore javën e kaluar, shkruajnë mediat e huaja.


Anëtarët e Brigadës Shtetërore për Kërkimin e Personave të Zhdukur po kërkonin në një deponi pranë një kompleksi luksoz privat banimi në Culiacán, Sinaloa, më 24 gusht kur zbuluan disa çanta që përmbanin kocka njerëzish, kryesisht të duarve.

Kërkuesit gjithashtu lokalizuan disa kocka këmbësh, të cilat midis pjesëve të tjera të trupit kishin mbetur të shpërndara në tokë.

Ekspertët mjeko-ligjorë raportuan se disa nga mbetjet e kockave u përkisnin fëmijëve.

Sipas gazetës meksikane El Universal, disa çanta të mbushura me kocka u gjetën përgjatë një shtegu jo larg nga një zonë e arritshme me makinë.

Disa nga çantat u dëmtuan si rezultat i ekspozimit ndaj diellit dhe ujit, dhe gjithashtu u shqyen nga kafshët që kërkonin nëpër to.

Fundjavën e kaluar, grupi zbuloi kufomat e tre personave të zhdukur, përfshirë dy gra. Me sa dukej ishin qëlluar në kokë.

Brigada e kërkimit u krijua në vitin 2016 dhe është e përbërë nga familjarë të viktimave të zhdukur që janë bërë bashkë në mënyrë që vullnetarisht të kërkojnë për 57.861 persona që janë zhdukur gjatë dy dekadave të fundit në Meksikë. 

Related posts

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif