Vuçiq në instagram: Shaip Kamberin po e ndihmon Kurtin në fushatë kundër Serbisë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq sot para takimit me Albin Kurtin në Bruksel, tha se takimi pritet të jetë i jetë i vështirë dhe se “të gjithë në Perëndim janë kundër Serbisë”.


“Do të jetë e vështirë. Të gjithë të mëdhenjtë në Perëndim janë kundër nesh. Megjithatë, ligji dhe drejtësia janë në anën tonë. Edhe më e rëndësishme se kaq, ata nuk e kuptojnë se sa e fortë është dashuria për lirinë dhe sa fort dhe fort mund ta ruash atë, me gjithë presionet. Rroftë Serbia”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Ai akuzoi Kurtin se ka bërë një fushatë “brutale dhe të pistë” kundër Serbisë për disa ditë dhe se në to “përfshinë të gjithë, nga Shaip Kaberi deri te Azem Vllasi, të gjithë analistë, politikanë”.

“Ata e kërcënojnë Serbinë, na kujtojnë disa kohë të vjetra, flasin për luftën e tyre për liri, duke harruar se serbët luftuan për liri jo vetëm kundër terroristëve, por edhe kundër agresorëve të NATO-s. Dhe siç tha, gjaku i derdhur nuk kthehet më. Gjaku i derdhur për liri nuk mund të kthehet dhe nuk duhet harruar, këtë do ta mbaj parasysh sonte”, tha Vuçiq.

Në vazhdim ju sjellim videon e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të publikuar në instagram të tij.

Video e plotë e postuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq mund të e shihni duke klikuar në këtë link.

Related posts

Shtetasit e Kosovës me pasaporta “koordinacija” nga mesi i tetorit pa viza në Schengen

Zyrtari i NATO-s bisedon me Bislimin për urën në Mitrovicë, Goffus: Vendimet të konsultohen me ndërkombëtarët

ZPS-ja i largon edhe 11 dëshmitarë në rastin e Thaçit dhe të tjerëve