Vuçiq i acaruar akuzon Tiranën zyrtare për marrëveshjen e qeverisjes lokale në Bujanoc

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq mbrëmë në studion e Radio Televizionit të Serbisë ka folur i acaruar në lidhje me formimin e koalicionit qeverisës në Bujanoc vetëm nga partitë shqiptare.


Duke folur për edicionin qendror informativ Vuçiq ka thënë se shqiptarët po kërkojnë pushtet në nivel qendror me vetëm 1 përqind të votave, ndërsa po përjashtojnë nga pushteti lokal, siç është shprehur ai 42 përqind të serbëve.

„Vetëm një ditë pasi ishin tek unë dhe kërkuan përfshirje në qeveri, shkuan në Shqipëri për të ndërtuar koalicionin e tyre”, tha presidenti serb duke shtuar se me këtë po tentohet të nënvlerësohet Serbia.

“Pushtetin në Bujanoc po e lidhin me ate në Medvegjë, por po harrojnë se në Medvegjë jetojnë vetëm 300 shqiptarë e jo siç kanë gënjyer se atje jetojnë 4000 shqiptarë” deklaroi Vuçiq përcjell rtvpresheva.com.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”