Vuçiq akuzon studentët se përmes bllokadave po shkatërrojnë ekonominë e Serbise

Bor, 2. marta 2025 - Predsednik Srbije Aleksandar Vuèiæ tokom posete Borskom i Zajeèarskom okrugu stigao je danas u Bor, gde æe se obratiti graðanima. Vuèiæa je u sali Sportskog centra "Bobana Momèiloviæ Velièkoviæ" doèekao veliki broj graðana koji nose zastave Srbije, kao i rudarske zastave, a skup je poèeo himnom "Bože pravde". FOTO TANJUG/ VLADIMIR ŠPORÈIÆ/bs

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se Serbia do ta durojë dhe do ta mposhtë të keqen që “sulmoi vendin nga jashtë dhe që dëshiron ta shkatërrojë atë”, duke theksuar se tre muajt e bllokadave kanë shkatërruar ekonominë e vendit, transmeton Anadolu.


Duke folur para qytetarëve në Qendrën Kulturore në Krepoljin, në ditën e tretë të vizitës së tij në Serbinë lindore, Vuçiq tha se mjafton vetëm të shikohen “ata që janë bashkuar dhe që mbështesin të gjithë ata që janë kundër Serbisë – nga Albin Kurti deri te kroatët dhe Sarajeva – dhe gjithçka është e qartë”.

“Askush tjetër nuk ka nevojë t’ju shpjegojë asgjë më shumë. Askush tjetër nuk duhet të thotë asgjë më shumë. Vetëm shikoni ata që u bashkuan në luftën kundër Serbisë dhe do të kuptoni gjithçka. Ne do t’ia dalim. Na shkatërruan tre muaj, na morën tre muaj”, ka thënë Vuçiq, transmeton Tanjug.

Ai theksoi se tre muaj bllokada kanë shkatërruar ekonominë e Serbisë, por shtoi se “ne do ta ngremë Serbinë” dhe shprehu besimin se Serbia këtë vit do të jetë ndër tre vendet e para për nga norma e rritjes në gjithë Evropën.

Studentët dhe qytetarët kanë protestuar që nga fundi i vitit të kaluar, pasi 15 persona humbën jetën kur mbuloja u shemb në stacionin kryesor hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor.

Të paktën 63 fakultete të pesë universiteteve shtetërore, dy fakultete private dhe katër kolegje profesionale janë nën bllokim.

Kryeministri serb Millosh Vuçeviq ka dhënë dorëheqjen si kreu i qeverisë dhe hetime dhe arrestime të të dyshuarve për korrupsion janë nisur në gjithë vendin.

Related posts

Ulet çmimi i derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Gjykata Themelore në Prishtinë cakton një muaj paraburgim të dyshuarës për spiunazh

TECH FORUM 2025: Forumi i parë shqiptaro-zviceran në Cyrih