Vuçiç: Po bëjmë maksimumin për të penguar anëtarësimin e Kosovës në KiE

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tha sot në një deklaratë për mediat vendase se shanset për anëtarësimin e Kosovës në KiE janë “ende shumë të mëdha, por se Beogradi po bën të pamundurën për ta parandaluar këtë dhe është krenar për këtë”.


“Kështu, ne respektojmë rregullat evropiane dhe gjithçka që kemi rënë dakord me evropianët dhe amerikanët”, tha Vuçiç, shkruan Euronews Serbia.

Ai deklaroi se pas “vizitave të çuditshme” të Dora Bakojanis në Athinë, nuk është folur për formimin e asociacionit të komunave serbe si kusht për hyrjen e Kosovës në Këshillin e Evropës, as për parandalimin e shpronësimeve të mëtejshme dhe formimit të të ashtuquajturave polici dhe stacionet ushtarake në veri të Kosovës.

Vuçiç po ashtu tha se presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se pas anëtarësimit në Këshillin e Evropës, “familjet të cilave u është mohuar drejtësia për 25 vjet” do të kenë qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut për të paditur Serbinë dhe prandaj është e domosdoshme për ta që procesi i anëtarësimit të jetë i suksesshëm.

Related posts

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

KFOR: Ishim të informuar për patrullimin e ushtrisë serbe pranë vijës kufitare

ZV/kryeministri i Malit të Zi: Kosova është krahinë e Serbisë