Vijon numërimit i votave të zgjedhjeve lokale në Shqipëri

Partia Socialiste e Shqipërisë ka fituar 8 bashki të vendit, ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka marrë një nga rezultatet e deritanishme.


Rezultatet e para u shpallën në tre bashki, Vorë, Elbasan dhe Kamzë ku është numëruar elektronikisht, e ndërsa ka nisur vijuar numërimi në disa bashki.

Teksa numërimi ende vazhdon, në orët e para të 15 majit, në Shqipëri Partia Socialiste kryeson dukshëm para opozitës duke marrë kryesimin në shumicën e bashkive. PS ka marrë avantazhin në pjesën më të madhe të bashkive të vendit, edhe pse gara mbetet e hapur në disa prej tyre. Kampi socialist udhëheq në Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër, Tropojë, Kukës, dhe Devoll.

Rezultatet e para sipas votave të numëruara deri më tani:

Bashkia Elbasan:

Gledjan Llatja (56%)                        Luçiano Boçi BF (44%)

Bashkia Kamëz:

Rakip Suli PS (66.36%)                    Arjan Hioxha BF (35.32%)

Bilbil Bajraktari  PD (4.32%)

Bashkia Vorë:                                     

Blerim Shera PS (73.52%)              Indrit Hoxha BF (26.48%)

Bashkia Pustec:

Pali Kolefski PS (63.67%)               Pandi Jani (BF)   (36.24%)

Bashkia Delvinë: 

Besmir Veli PS (62.61%)                 lir Mehmeti BF (37.39%)

Bashkia Pukë

Rrok Dodaj  (58.13%)                     Gjon Gjonaj (41.87%)

Bashkia Dropull

Thanas Maneka (14.87 %)             Dhimitraq Toli (81.25 %)         Kosta Garo (3.88 %)

Related posts

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

KFOR: Ishim të informuar për patrullimin e ushtrisë serbe pranë vijës kufitare

ZV/kryeministri i Malit të Zi: Kosova është krahinë e Serbisë