Vetëm pak ditë para Washingtonit, Vuçiq shkon në Moskë për t`u takuar me Putinin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka arritur për një vizitë dyditore në Moskë, ku do të takohet me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, pasdite.


Takimi, sipas njoftimeve, do të jetë “kokë më kokë”.

Vuçiq u prit në aeroportin e Moskës nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Aleksandar Grushko dhe Ambasadori i Serbisë në Rusi, Mirosllav Lazanski.

Nesër, Presidenti i Serbisë do të marrë pjesë në paradën ushtarake, me rastin e shënimit të 75 vjetorit të fitores mbi fashizmin në Luftën e Dytë Botërore.

Siç raporton Tanjug, rëndësia e takimit ” kokë më kokë” midis udhëheqësit serbë dhe atij rus u njoftua qartë gjatë vizitës së javës së kaluar të ministrit rus të Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov.

Pas këtij takimi, i cili, siç tha Lavrov, u organizua për shkak të takimit të ardhshëm të përfaqësuesve të Beogradit dhe Prishtinës në Shtëpinë e Bardhë, Vuçiq tha se ai “mori vlerësime të caktuara nga ministri i jashtëm rus, i cili e shqetësoi atë si president, në lidhje me planet e ndryshme” dhe idenë e zgjidhjes së çështjes së Kosovës.

“Ne nuk duam që të gjithë të konsultohen, të pyesin dhe askush të mos pyesë asgjë nga Rusia. Rusia gjithmonë ka mbështetur Serbinë, në përputhje me vendimet e Asamblesë së Përgjithshme të KB për të zhvilluar dialogun nën kujdesin e BE-së” tha Vuçiq, dhe njoftoi se ai do të shkëmbejë vlerësime, përvoja dhe njohuri mbi ngjarjet dhe marrëdhëniet në skenën ndërkombëtare me Putinin, transmeton Klan Kosova.

Pozicioni i Rusisë është i njohur në parim. Putini ka theksuar vazhdimisht se Moska është në favor të një zgjidhjeje kompromisi, të pranueshme për Beogradin, e cila duhet të aprovohet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

Para se të vizitonte Beogradin, Lavrov sqaroi se Rusia do të mbështesë marrëveshje me Kosovën që do të jenë të pranueshme për popujt serbë, por jo në bazë të asaj që shkruhet në letër, por në bazë të mundësisë së realizimit të tyre, duke aluduar në marrëveshjen e Brukselit.

Në çdo rast, biseda e sotme në Moskë dhe ajo që pason në tre ditë në Washington, mund të jetë vendimtare për fatin e mëtutjeshëm të çështjes së Kosovës dhe qëndrimin e Serbisë në raport me kërkesat dhe pritjet e saj, sipas Tanjug.

Related posts

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

KFOR: Ishim të informuar për patrullimin e ushtrisë serbe pranë vijës kufitare

ZV/kryeministri i Malit të Zi: Kosova është krahinë e Serbisë