Veriu i Kosovës në Karantinë- Qeveria në heshtje totale!

Futja në karantinë e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit me urdhrat e Serbisë po konsiderohet ndërhyrje në territorin e shtetit të Kosovës, përderisa Qeveria e Kosovës nuk po komenton këtë urdhër të Serbisë për qytetarët e Kosovës, në këtë rast për pandeminë Covdi-19.


KP ka kontaktuar zëvendëskryeministrin Haki Abaz, por që nuk ishte i gatshëm të përgjigjet për këtë çështje, duke hedhur përgjegjësinë mbi ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

E ky i fundit nuk është përgjigjur fare në telefon.

E në anën tjetër shoqëria civile po konsideron se për futjen në karantinë të veriut të Kosovës në urdhrat e Serbisë, duhet të reagojnë institucionet e vendit dhe ato të bashkësisë ndërkombëtare.

Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), thotë se fatkeqësisht Republika e Serbisë është duke e shfrytë zuar edhe situatën e fundit që ka kapluar tërë botën, pandemia Covid-19, duke shfrytëzuar për përfitime politike apo për të shkaktuar tension në Republikën e Kosovës.

Miftaraj madje po kërkon nga qytetarët e asaj pjese që mos t’i respektojnë këto urdhra.

Për dallim prej Miftarajt, njohësi i çështjeve politike, Ramush Tahiri ka thënë se Kosova ka problem me administrimin në katër komunat veriore të Kosovës që prej vitit 1999.

Megjithatë, ndërhyrjen e Serbisë për çështjen e pandemisë, po e arsyeton pasi sipas tij, duhet bashkëpunim për çështjen e pandemisë dhe shëndetit publik.

Krahas kësaj, Tahiri thotë se për parandalimin e përhapjes së pandemisë kërkohet bashkëpunim pa e shikuar shumë se a janë kompetencat e Kosovës apo të Serbisë.

Për shkak të rasteve më të reja të infektimit të qytetarëve me koronavirus, Shtabi i krizës në veri të Mitrovicës i cili nuk i raporton Prishtinës ka shpallur mbrëmë të karantinuar këtë qytet.

Burime të KPbrenda këtij shtabi kanë bërë të ditur se ky vendim hyn në fuqi nga sot në ora 18:00 dhe do të zgjasë deri në një kohë të pacaktuar.

Numri i të infektuarve me këtë virus në veri të Mitrovicës aktualisht është 11 persona, ndërsa gjatë ditës janë parë radhë të gjata të qytetarëve para qendrave mjekësore, për të bërë analizat rreth testit për koronavirus.

Related posts

Turqia e pavendosur, edhe pse është në NATO dëshiron të anëtarsohet edhe në BRICS

Nga sot ndryshon rregullorja e udhëtimeve brenda BE, njihuni me rregullat që do të ballafaqoheni

Alarmon Fajon: I trembem faktit se Schengeni po mbyllet si shkak i kërcënimeve në rajon