Vendet ku paguhet më së shumti një mësues: Mbi 100 mijë dollarë në vit

Mësuesit kanë një mision shumë të veçantë për të mësuar gjeneratat e reja për edukim. E më së shumti paguhen ata të Luksemburgut, me 116 mijë dollarë në vit.


Por, ky profesion paguhet mjaft në shumë shtete, sidomos evropiane.

“World Ecomonic Forum” ka renditur dhjetë shtetet, ku paguhen më shumë mësuesit.

Në vendin e dhjetë ndodhet Austria, ku një mësues brenda vitit paguhet 54 mijë dollarë. Në vendin e nëntë është Koreja e Jugut me paga prej 57 mijë dollarë, duke u ndjekur nga Danimarka me 58 mijë, Irlanda me 62 mijë, Australia me 63 mijë, shkruan tutje albinfo.ch.

Ndërkohë, në top-5 janë: SHBA me 64 mijë, Kanadaja me 67 mijë, Holanda 70 mijë, Gjermania me 80 mijë dhe në vendin e parë Luksemburgu me 116 mijë dollarë.

Related posts

Oxford shpallet sërish universiteti më i mirë, institucionet evropiane në rënie

E diela me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

Këta janë fituesit e çmimit Nobel në Mjekësi