Vdiq disidenti i shquar sovjetik, Vladimir Bukovsky

Disidenti i shquar i epokës sovjetike, Vladimir Bukovsky, vdiq në Britani, në moshën 76-vjeçare.


Qendra Bukovsky, organizatë vullnetare e lidhur me të, tha se ai ka vdekur nga sulmi në zemër.

Bukovsky ka ndihmuar në ekspozimin e abuzimit të psikiatrisë nga Bashkimi Sovjetik.

Gjatë viteve 1960 dhe 1970, ai ka kaluar 12 vjet në kampet e burgjeve sovjetike dhe klinikat psikiatrike, nën akuzat për “propagandë anti-sovjetike”.

Bukovsky ka qenë ndër të parët që ka raportuar përdorimin e institucioneve psikiatrike nga regjimi sovjetik për të ndëshkuar të burgosurit politikë.

Bukovsky ka jetuar në Britani nga viti 1976, kur Qeveria sovjetike e ka shkëmbyer me udhëheqësin komunist kilian, Luis Corvalan.

Bukovsky ka qenë kritik i ashpër edhe i presidentit rus, Vladimir Putin.

Related posts

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif