Vazhdon seanca e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti

Në Kuvendin e Republiëks së Kosovës ka vazhduar seanca e thirrur për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

19:15 / Abdulla Hoti vjen në seancë dhe fton deputetët të mbështesin mocionin për rrëzimin e Kurtit

Zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria Kurti nuk ishte vetëm e Kurtit, por edhe e LDK-së dhe VV-së dhe të tjerët. Ai ka thënë se ishin të bindur se për ti dhënë vendit një perspektivë të re.

Por, tha se marrëveshja me Serbinë u pengesë që kjo qeveri të prishet.

“Tonet bolshevike që vinin nga dhomat partiake LDK nuk i pranon kurrsesi. Është e papranueshme që ne të rrimë në Qeveri e partneri ynë feston kur investitorët ikin nga Kosova” ka thënë ai.

I mbështetur për muri nga kërkesat amerikane dhe mos guximi për të marrë vendime, përmes shkarkimit të Veliut, tha Hoti, LDK u bind nga Kurti se nuk ka më vend në Qeveri.

Ai tha se e shkarkoi Veliun për ta lënë aty një zëvendësministër të tij, për të bërë votat me shumicë në qeveri.

Numri i dytë në Qeveri tha se Kurti e ka bërë të qartë se nuk dëshironte partneritet.

“Mocioni është i mbështetur në dy parime: nuk mund të ketë qeveri demokratike e cila shkatërron raportet me SHBA-në. Le te bëhemi të sinqertë se pa SHBA-në është të pamundshme të ruajmë paqen në rajon. Dhe e dyta. Në qeverinë e Kosovës të vitit 2020 nuk ka vend për autorkraci. Në LDK mendimin e kemi vlerë e jo antivlerë e kufizim për veprim”, ka deklaruar Hoti teksa ka bërë thirrje të mbështetët ky mocion.

18:30 / Rexhep Selimi në emër të LVV-së refuzon propozimin e ministrit Anton Quni 

Shefi i grupit parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi, ka thënë se VV-ja e çmon vullnetin e Qunit për ofertë, por që përgjgijen sipas tij e dha vetë i shkarkuari Agim Veliu. Rexhep Selimi gjatë fjalës së tij, në mënyrë jo të drejtpërdrejtë ka refuzuar ofertën e Qunit. Selimi tha se ka një shans të vetme që të i vazhdohet jeta koaliconit, e ai është duke e tërhequr mocionin.

Pas refuzimit që Rexhep Selimi i bëri propozimit të Qunit, në foltore doli ministri Anton Quni i cili duke u thirur në përvojën ushtarake të mëhershme të të dy deputetëve, kërkoi nga Selimi të mos mirret me fjalime e analiza të deklaratave të të tjerëve, por nëse dëshiron të vazhdojë jetën e koalicionit LDK – LVV, të kryjë pjesën e tij, derisa Quni do ta krynte pjesën e vet sipas propozimit të tij. 

Fjalimit të Selimit ju ka përgjegjur shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, duke thënë fjalimi i Rexhep Selimit nënkuptohet se oferta e Qunit është refuzuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe se ky subjekt është ai i cili nuk dëshiron të zgjasë bashkëqeverisjen.  Gashi gjatë debatit me Selimin i kujtoi se vetëm ai është i autorizuar të flasë në emrin e LDK-së, dhe deputetët tjerë flasin në emrin e tyre individualisht.

18:14 / Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën për mocionin e mosbesimit të Qeverisë Kurti

Kjo seancë ishte paraparë të fillonte në orën 11:00, por që nisi me 46 minuta vonesë.

Pas pesë orëve debat në mes të deputetëve, ministrave dhe kryeministrit, u vendos që Kuvendi të bënte një pazuë njëorëshe, të cilën e kishte propozuar deputeti i Lëvizjes Vetëvendsje, Rexhep Selimi.

Parashkruajes në pauzë, ministri i Mbrojtjes nga radhët e LDK-së, e ka paraqitur një mundësi për kompromis në rast se Kurti do ta tërhiqte vendimin për shkarkimin e Agim Veliut nga pozita e ministrit të Brendshem.

Quni tha se do të bisedonte me kreun e LDK-së dhe deputetët e partisë, nëse  Kurti merr në konsideratë ofertën e Isa Mustafës për kthimin e Veliut në post dhe tërheqjen e taksës.

Seanca e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti është inicuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pas shkarkimit të Agim Veliut nga pozita e ministrit të Brendshëm.

Related posts

Gjashtë lajme të rëndësishme nga Zvicra që duhet t’i lexoni këtë javë

Evropa shënon rekord të ri të popullsisë me mbi 450 milionë banorë

Tre shqiptar të vdekur dhe 4 të lënduar në një aksident të rëndë trafiku në Koblenz të Gjermanisë