Vazhdon rritja e çmimeve të derivateve në Serbi

Shtrenjtohen përsëri derivatet e naftës në Serbi.


Në pompat në Serbi, duke filluar nga ora 15:00, një litër euro-naftë do të kushtojë maksimumi 206 dinarë, ndërsa një litër benzinë ​​Europremium BMB do të kushtojë 185 dinarë.

Krahasuar me javën e kaluar, të dyja llojet e karburanteve do të jenë më të shtrenjta për një dinar. Që nga zgjedhjet e dhjetorit, çmimet e karburanteve janë rritur me 5-7 për qind.

Nga e premtja e fundit para zgjedhjeve të dhjetorit, nafta është rritur për 11 dinarë, ndërsa benzina për 12 dinarë. Në atë kohë, çmimi i naftës ishte 195 dinarë për litër, ndërsa benzina në 173 dinarë.

Related posts

Institucionet apelojnë tek qytetarët për kujdes të shtuar, pritet shi i rrëmbyeshëm dhe reshje bore

Gjatë javës pritet mot me diell dhe vranësira të shpërndara, fundjava me shi

Publikohen çmimet e reja për derivatet e naftës