VAZHDOJNË PUNIMET PËR NDËRTIMIN E XHAMISË NË FSHATIN GARE NË PRESHEVË

Vazhdojnë punimet për renovimin e xhamisë në fshatin Gare të Preshevës, punime të filluara më 10 qersoshr 2020. 


Përmes një postimi në facebook, në profilin e këtij fshati të Preshevës, Besnik Zymberi, ka shpjeguar se punimet përr renovimin e kësaj xhamie po zhvillohen edhe më tutje, dhe momentalisht po punohet në brendsinë e xhamisë. Këtë njoftim në facebook, Zymberi thot se e bëri për të mos lënë hapsirë për keqkuptime.

Në vazhdim po ju sjellim pamje të xhamisë nga mbrenda dhe postimin e plotë të Besnik Zymberit:

Deshtëm të bëjm një sqarim pasi që disa po mendojn që është përfunduar plotësisht xhamia!

Por nuk është e përfunduar, vetëm se sot është bër zhvendosja e skeles për punime në mbrendin e xhamies dhe gjithnjë vazhdojn punimet, mirëpo deri tash duket shumë bukur dhe ka hala punime jasht xhamies, përfundimi i fasadës, rregullimi i oborrit, ndërtimi i abdes’hanes, vendosja e rrethojave rreth xhamisë, ndërtimi i një “shupe” që do të përdoret për lënjen e veglave dhe gjëra tjera, rrafshimi dhe nivelizimi i oborrit, NDËRTIMI I MINARËS etj.

Ndërsa mbrenda xhamisë kuptohet se duhet bërë komplet punimet si lyerja, vendosja e dritareve, vendosja e dyerve, rregullimi i dyshemesë komplet, rregullimi i ujit mbrenda dhe jasht xhamies, rregullimi i nxemjeve, ndrçimi dhe të gjitha gjërat tjera që i përkasin një xhamia të mirëfillt.

Faleminderit nga të gjithë ju.
Besnik Zymberi
20.07.2020

Related posts

Sinani e Pajaziti në takim me përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë të Serbisë

Përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Bujanoc dhe Preshevë

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën