Ursula von der Leyen presidentja e re e Komisionit Europian

Për herë të parë në historinë e Bashkimit Europian, një grua është në drejtim të Komisionit. Ursula von der Leyen, pro-evropiane e thekur që ëndërron Shtetet e Bashkuara të Europës, trashëgimtarja e Jean-Claude Juncker, është fryt i një kompromisi të pranuar nga Franca dhe të mbështetur nga 28 vendet anëtare të BE-së.


Ajo siguroi mbështetjen e më shumë se gjysmës së anëtarëve të Parlamentit Evropian të martën mbrëma.

“Është një përgjegjësi e madhe dhe puna ime fillon tani”, tha zonja von der Leyen në një fjalim menjëherë pas votimit. “Le të punojmë sëbashku në mënyrë konstruktive.”

Ajo u konfirmua me një diferencë prej 383 vota në 327. Ajo kishte nevojë për 374 deputetë për ta mbështetur atë nga 747 ligjvënësit në total.

Von der Leyen, karrierën politike e nisi në vitin 2001, me një detyrë zyrtare në rajonin e Hannoverit. Dy vite më pas u zgjodh deputete dhe u ngarkua me postin e Ministres së Punëve Sociale. Në 2005 drejtoi Ministrinë e Familjes me vendim të kancelares Angela Merkel. 4 vite më pas kaloi tek Ministria e Punës dhe Punëve Sociale dhe në 2013-ën u bë gruaja e parë në drejtim të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ursula është ministrja e vetme që ka qenë e pranishme në të gjitha ekzekutivet e Merkel nga viti 2005 deri në 2019-ën. Ideja e saj për BE-në është shumë e thjeshtë: mbështet zgjerimin, politikat pro mjedisit dhe emigracionit, por edhe sigurinë. Gjithashtu kundërshton largimin pa ujdi të Britanisë nga Unioni pasi e konsideron skenarin më të keq të mundshëm.

Related posts

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif