Ursula von der Leyen njofton 1.5 miliard euro transfer për Ukrainën

Kryetarja e Komisionit Evropian (KE) Ursula von der Leyen ka postuar për Ukrainën në rrjetin X ku ka thënë se Ukraina po mban shumë mbi krahët e saj për të gjithë Evropën.


Postimi erdhi si lajmërim për donacionin e ri prej 1.5 miliard eurosh në kuadër të 50 miliard eurove të zotuara në programin “Ukraine Facility”

Në Mars BE kishte lëshuar fondet e para prej rreth 4.5 miliard dollarësh ndërsa me pagesën e sotme shifra shkon në 6 miliard për të përkrahur sistemin makro financiar të Ukrainës.

Përkrahja totale e Ukrainës nga BE që nga shkurti i vitit 2022 kur filloi dhe lufta me Rusinë ka shkuar në 98.5 miliard euro.

Von der Leyen shtoi se Evropa qendron e bashkuar dhe se kjo ndihmë është vitale për ta mbajtur shtetin ukrainas në këmbë dhe në funksion.

Related posts

Turqia e pavendosur, edhe pse është në NATO dëshiron të anëtarsohet edhe në BRICS

Nga sot ndryshon rregullorja e udhëtimeve brenda BE, njihuni me rregullat që do të ballafaqoheni

Alarmon Fajon: I trembem faktit se Schengeni po mbyllet si shkak i kërcënimeve në rajon