Universiteti Harvardit: Kurani një ndër librat më të mirë për drejtësi

Një nga fakultetet më prestigjioze në botë, Universiteti i Harvardit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka listuar Kuranin si një nga librat më të mirë për drejtësi.


Në këtë institucion ka përfunduar studimet për Juridik, ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Biblioteka e Fakultetit të Drejtësisë së kësaj katedre ka emëruar disa nga shprehjet më të mira  në historinë e njerëzimit.

Në hyrje të këtij institucioni është vendosur edhe ajeti 136 i sures En- Nisa, në të cilin thuhet:

O JU QË BESUAT, BESONI VAZHDIMISHT ALL-LLAHUT, TË DËRGUARIT TË TIJ, LIBRIT QË GRADUALISHT IA SHPALLI TË DËRGUARIT TË TIJ DHE LIBRIT QË E PAT ZBRITUR MË PARË. KUSH NUK I BESON ALL-LLAHUT, ENGJËJVE TË TIJ, LIBRAVE TË TIJ, TË DËGUARVE TË TIJ DHE BOTËS TJETËR, AI KA HUMBUR TEPËR LARG. (KURANI FAMËLARTË 4:136)

Sipas webfaqes zyrtare të këtij fakulteti, ekspozita “Fjalët e drejtësisë” është një dëshmi për kërkimin e vazhdueshëm për drejtësi dhe dinjitet me anë të ligjit.

Related posts

Gold AG po vjen me këngë për dëshmorin Adrian Krasniqi

Të dielën fillon ora verore, akrepat lëvizin një orë përpara

E martë e vranët, priten reshje shiu