Ulet çmimi i derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 2,08% në raport me vendimin e datës 07.03.2025.


Nga data 11.03.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 74,50 (denarë/litër

EUROSUPER BS – 98 76,50 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-Е V) 70,00 (denarë/litër)

Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) 69,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU 42,261 (denarë/kilogram)

Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E-V), të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulen për 2,00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 98 ulet për 1,00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 ulet për 0,50 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut М-1 SU ulet për 1,240 den/kg dhe tani do të jetë 42,261 den/kg.

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës që nga ora 00:01 e datës 11.03.2025.

Related posts

Vuçiq akuzon studentët se përmes bllokadave po shkatërrojnë ekonominë e Serbise

Gjykata Themelore në Prishtinë cakton një muaj paraburgim të dyshuarës për spiunazh

TECH FORUM 2025: Forumi i parë shqiptaro-zviceran në Cyrih