U raportua se Hashim Thaçi vizitoi sot QKUK-në, mësoni detajet rreth shëndetit të tij

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK pas disa komplikimeve shëndetësore që ai i ka pasur. 


Thaçi është shtrirë në klinikën e Urologjisë për t’i kryer trajtimet mjekësore.

Sipas GazetësExpress Presidenti Hashim Thaçi pas disa problemeve shëndetësore ka përfunduar në QKUK ku edhe ka marrë trajtim mjekësor. Mësohet se Thaçi u është nënshtruar analizave mjekësore nga stafi i urologjisë, aty ku edhe ka qëndruar përafërsisht deri në mesditë.

Kështu kanë bërë të ditur përmes një njoftimi për media nga presidenca.

“Pas shqetësimeve të para, presidenti Thaçi sot në mëngjes kishte shkuar në Emergjencën e QKUK-së dhe me rekomandimin e personelit mjekësor profesional ishte drejtuar në Klinikën e Urologjisë, ku i ka bërë analizat dhe ka marrë trajtimin për dhimbjet që shkaktojnë gurët në veshkë.

Presidenti i Republikës së Kosovës e falënderon gjithë personelin e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës për kujdesin e treguar”, thuhet në njoftim.

Related posts

Turqia e pavendosur, edhe pse është në NATO dëshiron të anëtarsohet edhe në BRICS

Nga sot ndryshon rregullorja e udhëtimeve brenda BE, njihuni me rregullat që do të ballafaqoheni

Alarmon Fajon: I trembem faktit se Schengeni po mbyllet si shkak i kërcënimeve në rajon