Turqia thotë se i ka neutralizuar 43 militantë kurdë në Irak

Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2018-09-12 17:03:06Z | | @—ÿ@Çt~Ã

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë tha të shtunën se i ka neutralizuar gjithsej 43 anëtarë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit si pjesë e operacionit që Ankaraja e ka nisur në pjesën veriore të Irakut para 13 ditësh.


Ushtria e Turqisë e nisi operacionin “Kthetra” në rajonin Hakurk të Irakut më 27 qershor duke përdorur artileri të rëndë dhe sulme ajrore, të cilat u paraprinë nga operacionet e brigadave komando.

Sipas Ankarasë, ky operacion u realizua me qëllim të shkatërrimit të vendstrehimeve dhe shpellave të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit dhe neutralizimit të anëtarëve të saj. Autoritetet turke e përdorin termin neutralizim për rastet e vdekjeve, plagosjeve dhe kapjeve të këtyre anëtarëve.

“Dyzet e tre terroristë janë neutralizuar si pjesë e operacionit Kthetra, i cili është zhvilluar në mënyrë të suksesshme për 13 ditë në rajonin e Hakurkut, në veri të Irakut”, thuhet në deklaratën e kësaj ministrie.

Në deklaratë gjithashtu thuhet se forcat turke i kanë shkatërruar 53 mina dhe mjete të improvizuara shpërthyese dhe 74 vendstrehime dhe shpella janë bërë të papërdorshme. Në të thuhet se ushtria ka konfiskuar armatim që u përkiste militantëve, shkruan “Reuters”.

Related posts

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif