Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitrij Peskov ka deklaruar se realizimi i marrëveshjes për dorëzimin e sistemit raketor rus S-400 drejt Turqisë po zhvillohet sipas planeve të parashikuara.
Sipas tij, sistemi do të dorëzohet para afatit të planifikuar.
“Dorëzimi do të bëhet më herët se koha e parashikuar, me kërkesë të Turqisë” ka theksuar Peskov, përcjell Anadolu Agency.
Furnizimi i sistemit raketor rus S-400 i ka ndërlikuar marrëdhëniet midis Ankarsë dhe Uashingtonit, të cilët në disa raste kanë kërkuar nga Turqia që të tërhiqen nga ky sistem raketor dhe të anulohet kjo marrëveshje, në të kundërt do të përballen me sanksione të ashpra.
Administrata amerikane si njëra nga sanksionet potenciale kundër Ankarasë e ka paralajmëruar ç’kyçjen e Turqisë nga programa e përbashkët për prodhim të avionëve luftarak F-35.
Është interesante se deklarata e zëdhënësit rus vjen menjëherë pas intervistës së ministrit turk të mbrojtjes, Hulusi Akar, i cili deklaroi se marrëveshja për furnizimin me sistemin raketor rus do të shtyhet për në qershor.
Turqia ditëve të fundit gjendet në një situatë të palakmueshme pasi që i kanë ngelur vetëm edhe 9 ditë, që të vendos nëse do të furnizohet me sistemin raketor rus S-400, apo do të tërhiqen përfundimisht nga kjo marrëveshje.
Gjithsesi cili do që të jetë vendimi i Turqisë, do të acarojë njërën nga superfuqitë.