Turqia e pavendosur, edhe pse është në NATO dëshiron të anëtarsohet edhe në BRICS

Foto: Gavriil Grigorov/Russian President Press Office/TASS/picture alliance

Titujt e mediave gjermane përqendruan vëmendjen te Turqia. Këtë herë ka një dozë mosbesimi. Përkatësisht, Turqia, anëtare e NATO-s, ka paraqitur zyrtarisht kërkesën për t’u anëtarësuar në BRICS, në të cilin fjalën kryesore e kanë Rusia dhe Kina.


Gjithsesi që titulli më interesant vjen nga faqja e internetit e të përjavshmes ekonomike Wirtšaftvohe nga Dusseldorf: “Another Brics in the Wall? Pse Turqia dëshiron të bëhet anëtare e klubit të këtyre shteteve?”

Sigurisht, është një lojë fjalësh. Në titullin e albumit të famshëm të Pink Floyd “Another Brick in the Wall” – “Një tjetër tullë në mur” – vetëm një shkronjë është ndryshuar. “Brics” në vend të “Brick”. Një shaka e mprehtë nga autori Philip Mathais, sepse Brics është një shkurtim i emrave të parë të pesë vendeve themeluese të BRICS: Brazili, Rusia, India, Kina dhe Republika e Afrikës së Jugut.

Në tekst thuhet: “Lajmi është befasues: Turqia dëshiron të bëhet anëtare e aleancës më të famshme të vendeve të reja industriale BRICS+”. Në të njëjtën kohë, ky njoftim është para së gjithash një shembull i mirë për planifikimin strategjik të vendit. Gjeografikisht, kulturalisht dhe ekonomikisht, ka kuptim nga këndvështrimi i Ankarasë të mbajë disa opsione të hapura për të forcuar pozicionin e saj negociues. Drejt Perëndimit, si dhe drejt Lindjes dhe Jugut”, shkruan e përjavshmja gjermane.

Sinjal i qartë nga Turqia

Radiotelevizioni zviceran SRF prezanton në faqen e saj analizën e zv/kryeredaktorit Freddy Gsteiger: “Kjo dëshirë për t’u anëtarësuar nuk është problem në parim, madje as e pamundur, pasi vendet e BRICS nuk janë një organizatë solide, por një grupim i lirë”.

Foto: Prime Ministers Office/Zuma Press/picture alliance

Autori shton se ato vende nuk kanë një komponent të përbashkët ushtarak, ndaj nuk përjashtohet anëtarësimi i njëkohshëm në BRICS dhe NATO.

Por, sipas tij, është një sinjal i qartë: “Turqia nën presidentin Erdogan gjithnjë e më shumë po i kthen shpinën rrethit të vendeve demokratike”.

Gsteiger vlerëson se Turqia nuk po planifikon të largohet nga NATO, por se vendi po bëhet gjithnjë e më autoritar: “Ka blerë armë nga Rusia, ndër të tjera. Në luftën në Ukrainë, ajo nuk iu bashkua pozicionit perëndimor, prandaj është gjithnjë e më shumë një trup i huaj brenda aleancës së mbrojtjes”.

Autori përmendi një arsye tjetër: “Një çështje e rëndësishme mund të jetë pakënaqësia e Erdoganit për këtë, sepse pranimi i vendit të tij në Bashkimin Evropian në të ardhmen e parashikueshme nuk është realist.”

Një kërkesë që nuk refuzohet

Dhe faqja e emisionit kryesor të lajmeve të Programit të Parë të televizionit gjerman ARD e sjell atë lajm. Një zëdhënës i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet në Turqi, Omer Çelik, citohet të ketë thënë: “Kërkesa jonë në këtë çështje është e qartë, procesi është në vazhdim”. Presidenti ynë e ka bërë të qartë se Turqia dëshiron të jetë anëtare e të gjitha platformave të rëndësishme, përfshirë BRICS”.

Foto: Murat Cetinmuhurdar/TUR Presidency/Anadolu/picture alliance

Në tekst thuhet se Erdogan tha në korrik se ai nuk e sheh BRICS si një “alternativë ndaj strukturave të tjera”. Më pas theksohet se takimi i radhës i vendeve të BRICS është në tetor në Kazan të Rusisë.

Frankfurter Allgemeine Zeitung botoi një artikull të Andreas Mim me titullin: “Turqia shikon drejt Kinës dhe Rusisë”.

Askush nuk pret që kërkesa të refuzohet, pasi Turqia si anëtare e NATO-s mund të rrisë vetëm politikisht vlerën e klubit, i cili aktualisht ka nëntë anëtarë. Pasi Republika e Afrikës së Jugut iu bashkua këtij komuniteti të lirshëm në vitin 2010, Egjipti, Etiopia, Irani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe i janë bashkuar që nga fillimi i këtij viti. Megjithatë, ky numërim tashmë tregon se ato vende kanë interesa shumë të ndryshme rajonale dhe gjeopolitike”.

“Megjithatë, BE-ja është ende partneri më i rëndësishëm tregtar i Turqisë. Në vitin 2023, Bashkimi përbënte 41 për qind të eksporteve turke, si dhe 29 për qind të totalit të importeve. Megjithatë, pavarësisht shkëmbimit total të mallrave me vlerë 206 miliardë euro, marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Brukselit janë të komplikuara”.

Me rrezik ekonomik

Teksti kujton se negociatat e anëtarësimit që Turqia i zhvillon me Bashkimin Evropian që nga viti 2005 janë pezull dhe se me anëtarësimin në BRICS do të përfitonte Turqia.

“42 për qind e popullsisë së botës jeton në vendet e BRICS, dhe ato përbëjnë një të katërtën e prodhimit të përgjithshëm ekonomik global.” Me Turqinë të renditur në vendin e 17-të në botë për sa i përket fuqisë së ekonomisë së saj dhe produktit të brendshëm bruto prej një trilion dollarësh, pjesa e këtyre vendeve do të rritet”.

Më pas është një listë e projekteve ekonomike mes Moskës dhe Pekinit nga njëra anë dhe Ankarasë nga ana tjetër, ndër të cilat janë importi i produkteve ruse të energjisë dhe termocentrali atomik që rusët po ndërtojnë për turqit.

Megjithatë, sipas autorit të tekstit, anëtarësimi i Turqisë në BRICS mund të sjellë edhe rreziqe ekonomike: “BRICS ka një mekanizëm kundër krizës së bilancit të pagesave të emërtuar CRA”.

Eksperti i Komercbanka-s, Ulrich Leuchtman thotë se do të ishte shumë e rrezikshme për Turqinë të mbështetej në atë mekanizëm: “Ky do të ishte rreziku më i madh i anëtarësimit të Turqisë në BRICS – që Ankaraja të shpëtonte me çmim të ulët në rast të një krize të bilancit të pagesave” thot ai duke shtuar se kjo mund ta shtyjë qeverinë të vazhdojë politikën e saj me rrezikshmëri ekonomike. /Përkthyer dhe përshtatur nga DW në gjuhën serbe.

Related posts

Nga sot ndryshon rregullorja e udhëtimeve brenda BE, njihuni me rregullat që do të ballafaqoheni

Alarmon Fajon: I trembem faktit se Schengeni po mbyllet si shkak i kërcënimeve në rajon

Video / Shemben skelet e një objekti në Lozanë të Zvicrës, ka të plagosur