Tufat e pëllumbave, ‘banorë të rregullt’ të Sheshit Taksim, të cilët normalisht “shqetësohen” nga kokrrat që fëmijët i hedhin mbi ta, tanimë lëvizin pa pengesa drejtpërdrejt në kokat e disa kalimtarëve, kryesisht policë dhe media.
Ky vend tanimë më shumë ngjanë me një skenë nga filmi i Alfred Hitchcock “Zogjtë” sesa një nga sheshet më të mbushura me njerëz të Stambollit, që zakonisht përveç turqve, frekuentohet edhe nga shumë turistë.
Por fundjavën e kaluar, qeveria turke zbatoi një “shtetrrethim” 48-orësh për 31 provinca, duke ndikuar në tre të katërtën e popullsisë së Turqisë.
Dhe ndërsa kritikët e qeverisë po bëjnë thirrje për këto lloj masash të rënda për të frenuar ngritjen e Covid-19, rezultati fillestar ishte katastrofik, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.
Ky “shtetrrethim” u njoftua vetëm dy orë para se të hynte në fuqi – duke shkaktuar një panik blerjeje në disa zona ndërsa njerëzit u kthyen në dyqane ushqimore dhe furra buke me pak kujdes për masat distancuese sociale.
Mediat sociale u vërshuan nga humori i zi: një burrë i kapur në prishje të urdhrit duke ikur nga skena duke lënë makinën dhe gruan e tij pas; një njeri që përpiqet të shmang masën e gjobitjes duke thënë se nuk flet turqisht, por policia zbulon se ai flet shumë mirë.
Pas kaosit përreth bllokimit, presidenti Rexhep Tajip Erdogan iu drejtua kombit duke argumentuar se Turqia është mjaft e fortë për të mbrojtur dhe siguruar qytetarët e saj, ndërsa nxit popullatën të qëndrojë në shtëpi, dhe duke shpallur një tjetër bllokim në fundjavë.
Në këtë drejtim, CNN vlerëson se në përballjen me coronavirusin, Turqia po përcakton rrugën e saj – ashtu siç bën në shumë mënyra të tjera.
Gjatë javës, porosia e qëndrimit në shtëpi vlen vetëm për ata nën moshën 20 vjeç ose mbi 65 vjeç.
Të gjithë qytetarët e tjerë teorikisht janë të lejuar të dalin, megjithëse shumë biznese të vogla janë të mbyllura, restorantet janë të hapura për shpërndarje ose marrje – vendet publike si parqet janë të kufizuara dhe bankat kanë orë të kufizuara.
Në të kundërtën, vendet e ndërtimit janë në proces të plotë, së bashku me fabrikat dhe bizneset e tjera që nuk janë të gatshëm të marrin një goditje ekonomike.
Disa ekspertë thonë se kufizimet e pjesshme si të Turqisë mund të jenë të suksesshme – për sa kohë që ata që janë të prekshëm nga virusi vazhdojnë të mbrohen dhe ata që janë aktivë të ndjekin masat e duhura.
“Është një strategji alternative”, thotë Dr. Muhamed Munir, një virolog në Universitetin Lancaster në Mbretërinë e Bashkuar, duke shpjeguar se njerëzit e shëndetshëm që shkojnë për blerje rutinore nuk bëjnë domosdoshmërisht ndonjë dëm.
“Tetëdhjetë për qind e njerëzve të infektuar janë rikuperuar. Pra, nëse janë njerëz të shëndetshëm që nuk kanë shkaqe themelore, atëherë kjo është absolutisht e dobishme. I vetmi përfitim i një bllokimi është se përhapja e sëmundjes do të jetë e ngadaltë dhe presioni ndaj spitalet do të zvogëlohet”.
Ndërsa doktor Jeremy Rossman, një pedagog i lartë i nderit për Virologji në Universitetin e Kent thotë se është e ndërlikuar duke pasur parasysh numrin e rasteve që Turqia po raporton çdo ditë, dhe se bllokimet e pjesshme janë vetëm me të vërtetë efektive kur bëhen herët dhe kur një vend ka ende një nivel të ulët të rasteve, ose nëse një vend tashmë ka arritur kulmin dhe po del nga një pengesë e plotë.
“Në nivelin e [Turqisë], shumica e vendeve po zbatojnë një bllokim të plotë. Një bllokim i pjesshëm mund të jetë i mirë, ai mund të balancojë duke mbajtur funksionimin e një ekonomie ndërsa ende përpiqet të përmbajë shpërthimin”, thotë ai. “Kjo varet nga ajo se sa mirë popullsia po i përmbahet udhëzimeve dhe sa mirë distancimi fizik dhe higjiena e duarve po zbatohen në vendet e punës. Por me ritmin që Turqia po shkon tani, ekziston rreziku që kjo të mos jetë e mjaftueshme”.
Po sipas shkrimit të CNN, përcjell Telegrafi, Turqia është ndër 10 vendet e para në botë kur bëhet fjalë për rastet e konfirmuara të coronavirusit, dhe numri po rritet për më shumë se 4,000 raste në ditë.
Dhe shkalla e vdekshmërisë ka qenë shumë më e ulët se diku tjetër – e cila ka filluar të ndryshojë.
Ministri turk i shëndetësisë Fahrettin Koca argumenton se shkalla e vdekshmërisë së Turqisë – pak më shumë se 2% – është për shkak të aftësisë së madhe të kujdesit shëndetësor të vendit dhe një protokoll trajtimi që është i ndryshëm nga vendet tjera.
Koca thotë se, ndryshe nga vendet e tjera, qasja e Turqisë për të luftuar Covid-19 përqendrohet rreth gjurmimit të kontakteve në vend të testimit të përgjithshëm ose testimit pas prezantimit klinik.
Ata gjithashtu kanë vonuar intubimin duke përdorur oksigjen me frekuencë të lartë për një periudhë më të gjatë kohore, që sipas tij ai ka dhënë rezultate më të mira.
Dhe Turqia përdor ilaçin e malaries hydroxychloroquine dhe favipiravir, një antiviral japonez, shumë më herët se vendet e tjera në fillimin e Covid-19, ka thënë Koca.
Por Dr. Munir i Universitetit Lancaster është një nga shumë ekspertë mjekësorë që kundërshton përdorimin e ilaçit të malaries.
Ai tha se rreziku i efekteve anësore tejkalon çdo përfitim që mund të ketë përdorimi i hydroxychloroquine.
“Trajtimet kanë shumë pak ndikim”, shpjegoi ai. “Kur bëhet fjalë për hydroxychloroquine, pacientët mund të jenë shëruar nga Covid-19, por pas një viti ata mund të shohin që problemet e zemrës po ktheheshin dhe verbëria po shfaqet. Kjo është arsyeja pse nuk ka prova të mjaftueshme për t’i aprovuar këto ilaçe në shkallë masive”, thotë Munir.
“Ne po mundohemi të shpëtojmë jetë”, thotë Dr. Nuri Aydin, presidenti i Shkollës së Mjekësisë në Universitetin e Stambollit-Cerrrahpasa, një nga spitalet që udhëheqin përgjigjen e Turqisë ndaj coronavirusit. “Ajo që kemi parë është se koha që pacientët kalojnë në Kujdes Intensiv zvogëlohet kur marrin hydroxychloroquine para se të arrijnë në fazën ku ata duhet të hyjnë në Kujdes Intensiv”.
Aydin thotë se nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të botuar gjetjet e tyre ende dhe se “koha do të na tregojë rezultatet e vërteta”.
Dhe ai shton se ata po bëjnë diçka tjetër: Në vend që pacientët e tyre të shtrihen me kokën lartë, ata i mbajnë shumë në pozitë me kokë poshtë.
Kjo, thotë ai, ka dhënë rezultate pozitive gjithashtu.
Dhe Turqia ka filluar përdorimin e plazmës nga pacientët që tashmë kanë kontraktuar sëmundjen tek ata që ende po luftojnë atë.
Qeveria thotë se Njësitë Intensive të saj ende kanë mjaft kapacitete dhe nuk ka mungesë të shtretërve spitalorë.
Dhe Turqia, e cila nuk e raportoi rastin e saj të parë deri në mes të marsit, kishte kohë për t’u përgatitur, përcjell Telegrafi.
Në të vërtetë, sistemi spitalor i Turqisë është aq i mirë sa vendi është bërë një “destinacion i turizmit mjekësor”.
Në përgjigje të Covid-19, vendi zhvilloi shpejt programe për prodhimin dhe shpërndarjen e pajisjeve mbrojtëse personale jo vetëm brenda vetë Turqisë, por edhe jashtë saj – duke bërë dërgimin e ngarkesave në më shumë se 30 vende, përfshirë Britaninë e Madhe, Spanjën, dhe Italinë.
Sipas CNN, ky gjesti i solidaritetit dhe i vullnetit të mirë ka për qëllim gjithashtu të “rindërtojë lidhjet e prishura të Turqisë me aleatët e saj të NATO-s”.
Shkollat profesionale të Ministrisë së Arsimit në Stamboll dhe gjetkë janë shndërruar në punëtori që krijojnë maska për fytyrën, trupin dhe fustanet kirurgjikale të destinuara për përdorim brenda vendit.
Të tjerët prodhojnë mburoja të fytyrës dhe dezinfektues, sanitizues të duarve dhe gjëra të tjera thelbësore si produkte pastrimi.
Maska është e detyrueshme në vende publike si tregjet, por nuk shiten më askund. Kjo ishte e ndaluar sepse qeveria po i shpërndan ato falas në barnatore, ose për ata që nuk mund të dalin, direkt në shtëpitë e tyre.
Turqia po lehtëson gjithashtu barrën e epidemisë për ata që qëndrojnë në shtëpi duke dërguar vullnetarë dhe policë derë më derë për t’u siguruar që personat e cenueshëm kanë shërbimet që u duhen.
Qendrat e thirrjeve të quajtura “Acik Kapi” – “Porta e Hapur” – zonë që ndodhet në çdo rreth ku ata qytetarë të moshuar nën urdhrat e qëndrimit në shtëpi mund të telefonojnë duke kërkuar ndonjë gjë – që nga një dërgesë ushqimore, blerje farmacie ose paratë e tyre të pensionit mujor.