Ankaraja zyrtare bëri me dije se ka vrarë 277 luftëtarë kurdë pas mësymjes së saj në Siri, ndërkohë që nga radhët e Turqisë, është vrarë vetëm një ushtar.
Por, ndërkohë që Turqia ka nisur betejën në Sirinë veriore, në Europë ka shqetësim se Erdogan është duke forcuar ISIS, duke luftuar kurdët. Për këtë arsye, Franca ka kërcënuar Turqinë, se do të kërkojë sanksione nga BE-ja.
Emannuel Macron thotë se Turqia është duke ndihmuar rimëkëmbjen e ISIS, me luftën që ka nisur ndaj kurdëve në Siri. Presidenti amerikan Donald Trump, ndërkohë ka reaguar sërish, pas kritikave nga republikanët, për tërheqjen e ushtrisë amerikane nga Siria veriore, duke i hapur kështu rrugë ushtrisë turke.
Trump thotë se kishte tre alternativa: “Të dërgoja mijëra trupa të tjerë, për të fituar ushtarakisht, të godisja fort financiarisht dhe me sanksione Turqinë, ose të ndërmjetësoja një marrëveshje mes turqve dhe kurdëve”.