Kur një restorant, hotel, rrugë, qytezë apo qytet bëhet i famshëm në Instagram, duket se nuk duhet shumë kohë që ai vend të ‘pushtohet’ nga turistët.
Fshati alpin Halltatt, i ngritur në malet Salzkammergut të Austrisë, e di këtë dhe e di shumë mirë: një digë ndërtesash si kuti çokollate, rrethuar nga male të mbuluara nga dëbora dhe me këmbët në ujë të kristaltë, vjen taman si një përrallë.
Popullsia e këtij vendi të mbrojtur nga UNESCO është vetëm 780 banorë, por numri i turistëve që mbërrijnë çdo ditë e kapërcen disafish: thuajse 10 mijë vizitorë në ditë.
Përtej mundësive të pafundme që ka, Hallstatt është i famshëm tani si frymëzimi i Arendelle, mjedisi i fantazuar ku zhvillohet seria e famshme e filmit “Frozen” të Disney.
Ai është mjaft i popullarizuar sidomos ndërmjet turistëve aziatikë, e nxitur kjo pjesërisht nga fakti se ekziston një kopje kineze e fshatit, e ndërtuar në provincën Guangdong në vitin 2011.
Tani, ky fshat i famshëm po përpiqet se si të menaxhojë fluksin e madhe të vizitorëve. Michelle Knoll, menaxhere për bordin e turizmit të Hallstatt, tha për CNN se këtu do të fokusohen tek një turizëm cilësor në të ardhmen. /syri.net