Ministri gjerman i Mbrojtjes, Anegret Kramp Karenbauer i ka kërkuar Kancelares gjermane, Angela Merke që trupat e NATO’s të vendosen në Siri, ku kjo kërkesë u miratua menjëherë nga Merkel pasi situata në verilindje të Sirisë është e paqëndrueshme.
Por, vendosja e trupave të NATO’s në Siri, nuk po mirëpritet mirë nga rusët, gazeta e njohur ruse ‘Sputnik’ nga burimet e saja diplomatike bëjnë të ditur se Rusia është kundër kësaj.
‘Sputnik’ ka siguruar informacione se rusët vendosjen e trupave të NATO’s në Siri, po e shohin si një ‘ Fillim të një Kosovë të re’.
Trupat e NATO’s po kërkohen që të futen në verilindje të Sirisë pasi situata është e paqëndrueshme dhe po propozohet që ajo pjesë të futet nën kontrollet ndërkombëtare të sigurisë nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara, të cilat do të kryheshin nga anëtarët e NATO’s.
Një kontingjent ndërkombëtar në Siri do të ishte humbja e madhe politike e Rusisë dhe njëkohësisht humbje e kontrollit të territorit rus atje.
Kryed iplomati rus, Sergei Lavrov ka reaguar negativisht ndaj kësaj nisme të Gjermanisë që trupat e NATO’s të futen në Siri, sipas tij kontrolli ndërkombëtar, veçanërisht në rastin e pranisë së NATO-s, nuk do të bënte asnjë të mirë situatës që është krijuar atje.
Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg thotë se situata në Sirinë veriore është e paqëndrueshme dhe se “zgjidhjet ndërkombëtare afatgjata” duhet të gjenden.
Kujtojmë se presidenti i Rusisë dhe Turqisë, Vladimir Putin dhe Recep Tayyip Erdogan, kanë arritur një marrëveshje mbi Soçin, ku nënshkruan një memorandum 10-pikësh mirëkuptimi, ndër të tjera që parashikon palën siriane përgjatë kufirit siriano-turk, që jashtë zonës së operacionit turk vijnë njësi të policisë ushtarake ruse dhe shërbimit kufitar sirian.