Ndërsa bisedimet tregtare mes SHBA dhe Kinës pritet të rifillojnë, Presidenti Trump paralajmëroi Pekinin që të mos presë për të negociuar një marrëveshje pas zgjedhjeve presidenciale amerikane të 2020s.
Ai tha se një marrëveshje e vonuar do të ishte më pak tërheqëse për Kinën sesa një marrëveshje e arritur tani.
Komentet e tij në Twitter bëhen ndërkohë që zyrtarët amerikanë dhe kinezë po takohen në Shanghai për të ringjallur bisedimet. Të dyja palët po përpiqen të ulin pritshmëritë për një sukses në negociata.
Dy ekonomitë më të mëdha të botës janë angazhuar në një luftë të fortë tregtare, duke vendosur tarifa ndëshkuese ndaj njëra-tjetrës që arrijnë më shumë se 360 miliardë dollarë në tregtinë dypalëshe.
Në samitin e G20s në muajin qershor, Presidenti Trump dhe Presidenti kinez Xi Jinping ranë dakord të ringjallin përpjekjet për t’i dhënë fund luftës së kushtueshme tregtare mes tyre.