Trepça, kampione për herën e katërt radhazi

Trepça e ka mposhtur Bashkimin në finalen e Kupës së Kosovës me rezultat 85:79.


“Minatorët” ishin më të mirë se prizrenasit në çerekun e parë, të cilin e fituan me rezultat 24:22, ndërsa Bashkimi e fitoi të dytin me një pikë më shumë, 18:19.

Më pas, Trepça u tregua sërish më e mirë në 10-minutëshin e tretë, të cilin e fitoi sërish me dy pikë epërsi, njofton Klankosova.tv.

E, diferenca u bë në çerekun e fundit, ku mitrovicasit ishin në avantazh për vetëm 3 pikë, duke e fituar me rezultat 22:16.

Më i miri në parket te Arpaxhikët ishte basketbollisti Green, i cili shënoi plot 30 pikë, kurse te Trepça u dallua Cotton me 18 pikë

Ky ishte trofeu i katërt radhazi për Trepçën, pasi Kupën e Kosovës e fitoi gjatë vitit 2022, 2023 dhe 2024.

Ndërsa, prizrenasit nuk arritën që ta çojnë Kupën në Shatërvan as pas 24 vjetësh.

Related posts

Incidenti me KF Tërnocin / FSHF i drejtohet Federatës Serbe të Futbollit

KF Tërnoci arrin në Bujanoc, kryetari i klubit: Është për keqardhje kjo që ndodhi

Policia bastis futbollistët e Tërnocit në Bosilegrad, pas ndeshjes futet në zhveshtore

/