Thaçi paralajmëron konsultimet me liderët e partive për të krijuar Qeverinë e re

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas votimit të mocionit të mosbesimit kundër Qeverisë Kurti, me 2/3 e deputetëve të Kosovës, ka thënë se pa humbur kohë do të filloj konsultimet me liderët e të gjitha partive parlamentare.


Thaçi ka thënë se në konsultim me liderët e të gjitha partive parlamentare do t’i shoh mundësitë e krijimit të qeverisë së re të stabilitetit, unitetit dhe gjithëpërfshirjes.

“Pas rënies së qeverisë, si president i vendit, pa humbur kohë do të filloj konsultimet me liderët e të gjitha partive parlamentare, për të shikuar mundësitë e krijimit të qeverisë së re të stabilitetit, unitetit dhe gjithëpërfshirjes. Në çdo hap timin, si president i vendit, do ta respektoj në plotni Kushtetutën dhe ligjet e vendit”, ka thënë presidenti

Thaçi gjatë një vizite në Batalionin e Mjekësisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Related posts

Austria mbyll 24 vendkalime kufitare me Hungarinë dhe Sllovakinë

Mbi pesë vjet burgim për shqiptarin në Zvicër që hodhi në erë bankomatin

BE-ja përgatitet për tarifa të mundshme amerikane

/