Thaçi paralajmëron bashkimin e partive politike në Kosovë për arritjen e marrëveshjes me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka paralajmëruar bashkimin e të gjitha forcave politike brenda Kosovës për arritjen e një marrëveshje me Serbinë.


Thaçi këtë paralajmërim e ka bërë pasi Sekretari i SHBA-ve, Mike Pompeo, paralajmëroi një miliard dollarë investime në Evropë për energji elektrike. Sipas Thaçit, me koordinimin ndërmjet SHBA-së dhe Evropës do të forcohet uniteti i aleatëve perëndimorë të Kosovës.

“Paralajmërimi i tij për një koordinim më të madh ndërmjet SHBA-së dhe Evropës do të forcojë unitetin e aleatëve perëndimorë të Kosovës, i cili në tri vjetët e fundit kishte munguar.

Ky unitet do të reflektojë edhe në bashkimin e të gjitha forcave politike brenda Kosovës, duke krijuar një bazë të fuqishme për tejkalimin e sfidave historike që janë para nesh”, ka thënë Thaçi.

Presidenti i vendit ka thënë gjithashtu se me unifikim e aleatëve të Kosovës duhet të arrihet marrëveshja me Serbinë.

“Bashkimi i aleatëve strategjikë perëndimorë të Kosovës, e bën të domosdoshëm përfundimin e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke projektuar të ardhmen e shtetit tonë, bazuar në paqen dhe stabilitetin afatgjatë në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ai.

Related posts

Evropa shënon rekord të ri të popullsisë me mbi 450 milionë banorë

Tre shqiptar të vdekur dhe 4 të lënduar në një aksident të rëndë trafiku në Koblenz të Gjermanisë

Lidët e BE-së e telefonojnë Trumpin nga Kievi për të nxitur armëpushim 30-ditor

/