Ministria e Shëndetësisë informon se në mbrëmje ka përfunduar testimi i pesë rasteve të dyshuara për Coronavirusin, të cilat kanë rezultuar negative.
Ministria e Shëndetësisë konfirmon se deri në këto momente, nuk ka raste të konfirmuara të Coronavirusit dhe janë testuar gjithsej 13 raste të dyshuara, me histori udhëtimi me vendet e prekura nga shpërthimet komunitare të Coronavirusit.
Ndër të tjera, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Task Forca për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së Coronavirusit të ri, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127, në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi apo shenje klinike.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon qytetarët se do të ofrojë informacione të përditshme, ashtu siç ka bërë deri më tani, në funksion të transparencës dhe informimit të publikut. /TCH/