Tërmet i fortë jo shumë larg Zagrebit, ndihet në të gjithë Kroacinë qendrore

Tërmet i fuqishëm prej 5.2 ballësh ka goditur pjesën veriperëndimore të Kroacisë me epiqendër 12 kilometra në jugperëndim të Sisak, njoftoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane.

Lëkundjet në orën 06:28 të mëngjesit kishin thellësinë prej dy kilometrash dhe epiqendra ishte 12 kilometra në jugperëndim të Sisak derisa 50 kilometra në juglindje të Zagrebit. Tërmeti u ndie në të gjithë Kroacinë qendrore.

Qytetarët e frikësuar raportojnë për momentin e lëkundjeve dhe si u larguan nga shtëpitë dhe banesat e tyre.

“Pati një gjëmim të tmerrshëm dhe pastaj u trondit. Unë isha tmerrësisht i frikësuar,” tha një qytetare nga Kutina.

Tërmeti gjithashtu tmerroi edhe njerëzit e Zagrebit.

“Unë ika jashtë ndërtesës, fëmijët kanë qenë në shok që nga tërmeti i fundit,” tha një banor i Zagrebit.

“Lëkundjet zgjatën për 15-20 sekonda, më zgjoi,” shkroi një banor i Ivanić-Grad në faqen e internetit të EMSC.

Zagrebi u godit nga tre termete të forta më 22 mars.

Related posts

Austria mbyll 24 vendkalime kufitare me Hungarinë dhe Sllovakinë

Mbi pesë vjet burgim për shqiptarin në Zvicër që hodhi në erë bankomatin

BE-ja përgatitet për tarifa të mundshme amerikane

/