Teatri i Qytetit në Preshevë vë në skenë premierën e shfaqes “Një dorëzim”

Teatri i Qytetit në Preshevë, të premten vë në skenë premierën e shfaqes “Një dorëzim”, me tekst nga dramaturgu anglez Martin Mcdonagh, nën regjinë e regjisores vendore Afeida Boriçi Memeti.


Me fillim në orën 19:30, të premten në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, shfaja “Një dorëzim, do të paraqitet para publikut përmes lojës së Gani Veselit, Valon Nuhiut Artan Ibishit dhe Egzona Salihut.

“Një dorëzim”  është një komedi e zezë shume aktuale dhe psikologjike e personaliteteve si dhe shumë dukurive negative që hasim çdo ditë në të gjitha sferat e jetës.

Një burrë misterioz i quajtur Karmichael është në kërkim të dorës së tij të majtë të humbur që prej 27 vitesh.

Dy zogj grindavece të dashuruar, Toby dhe Marilyn pretendojnë ta kenë në posedim prej kohësh dhe shkojnë për të marr shpërblimin që Karmichael po ofron për dorën e tij.

Kur kta të fundit ja dorëzojnë një dorë aborigjene që e kishin vjell në muzeun natyral atëherë fillon drama për ata dy.

“Detektivin” në shfaqje e bën recepsionisti i hotel ku ndodh ngjarja. Mervini me natyrën e tij prej naivi por me një inteligjenc të lart arrin të zgjidh të gjitha problemet qe lindin brenda shfaqjes .

Një komedi e zezë shume aktuale dhe psikologjike e personaliteteve si dhe shumë dukurive negative që hasim çdo ditë në të gjitha sferat e jetës

Related posts

Egzona Salihu fiton betejën gjyqësore kundër Shtëpisë së Kulturës, rikthehet në Teatër

Teatri i Preshevës ka filluar provat për shfaqjen më të re, “Një dorëzim në Spokan”

“Teatri i Pjesës së Padukshme të Hënës” sjell Sislej Xhafan në Preshevë prej 14 deri më 18 tetor