Teatri i Qytetit në Preshevë sot sjell premierën shfaqjes “Tri mendje në ankand” / Foto

Teatri i Qyetetit në Preshevë sot me fillim në ora 20:00 sjell premierën e shfaqjes “Tri mendje në ankand” me regji të regjisores vendore, Afeida Boriçi.


Sot, më 06 qershor me fillim në ora 20:00, në skenën kryesore të Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, do të shfaqet premiera e shfaqjes “Tri mendje në ankand” nga Ferdinand Hysi. 

Shfaqja “Tri mendje në ankand” me regjinë e Afeida Boriçit, sjell në skenë të gjithë aktorët e Teatrit të Qytetit të Preshevës pas një kohe të gjatë. Në shfaqje do të luajnë aktorët Gani Veseli, Valon Nuhiu, Artan Ibishi, Egzona Salihu dhe Gjelbrim Emini.

Related posts

Gold AG po vjen me këngë për dëshmorin Adrian Krasniqi

Në Preshevë rikthehet repriza e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”

Të dielën fillon ora verore, akrepat lëvizin një orë përpara